ASA (Albania Sport Agency)- Shqipëria U-19 e trajnerit Ramadan Shehu pësoi një tjetër humbje në turneun "Slovakia Cup 2007", kësaj radhe me Kroacinë me rezultatin 2-0 (pjesa e parë 1-0). Takimi u zhvillua në Nomovej të Sllovakisë.
Dje, në ditën e parë të Kupës për Grupin A, Shqipëria pësoi një humbje të thellë 5-0 para 2000 shikuesve me Sllovakine në turneun "Slovakia Cup 2007", takim i lujtuar të hënën në stadiumin e qytetit Novom. Pjesa e parë pëfundoi 3-0 (Stoh, Ujcik, Kolar), ndërsa në të dytën Sllovakia shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Ujcik dhe Jacishin. Pas dy ndeshjesh Shqipëria nuk mundur të grumbullojë asnjë pikë, ndërkohë që në 180 minuta lojë nuk ka mundur as të shënojë, teksa ka pësuar 7 gola.
Më 3 maj, Shqipëria do të luajë dhe ndeshjen e fundit kundër Polonisë që dhe ajo nga ana e saj ka pësuar dy humbje (me Kroacinë 2-0 dhe me Sllovakinë 2-1).
Renditja
1. Sllovakia 2 2 0 0 7:1 6
2. Kroacia 2 2 0 0 4:0 6
3. Polonia 2 0 0 2 1:4 0
4. Shqipëria 2 0 0 2 0:7 0

Lojtarët e Shqipërisë
1 Xhevit Kaloti
2 Benua Cezmalli
3 Migel Metani
4 Igli Dhimitri
5 Alban Dashi
6 Arber Malaj
7 Mario Shehi
8 Klodian Samina
9 Enri Tafaj
10 Ralf Sokoli
11 Dashamir Xhika
12 Ergys Sorra
13 Renato Malotaj
14 Vilfor Hysa -
15 Fatjon Gjana
16 Sulejman Hoxha
17 Ditmar Bicaj
18 Semirian Cela