ASA (Albania Sport Agency) - Trajneri Ramadan Shehu bëri publike listën Shqipëria U-19, që do të marrë pjesë në një turne miqësor në Sllovaki, ku përvec skuadrës vendase, marrin pjesa edhe Polonia, Kroacia e Shqipëria.
"Turneu "Slovakia Cup" zhvillohet nga data 29 prill deri më 5 Maj në Sllovaki. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Shehu do të udhëtojë drejt Sllovakisë ditën e diel, më datë 29 prill 2007. Takimi i pare do të jetë ai përballë vendasve të Sllovakisë, më datë 30 Prill ora 11:00" – tha zëdhënësi i FSHF-së, Lysjen Nurishmi.
Ndeshja e dytë e kombëtares sonë është ajo me Poloninë, më 1 maj ora 11:00. Takimi i fundit i Shqipëria U-19 do të jetë ai kundër Kroacisë, më datë 3 maj ora 11:00. Në këtë turne prestigjoz marrin pjesë përfaqësuese si Rusia, Ukraina, Cekia.
I ftuar special, sipas faqes zyrtare të FSHF-së, fshf.org i këtij turneu është edhe Presidenti i FSHF-se Armand Duka, i cili ka marrë një ftesë personale nga homologu i tij sllovak, Frauntisek Laurinec. Edhe trajneri i Kombëtares, Oto Baric do të jetë i pranishëm në kërë turne ku do të vëzhgojë nga afër disa nga talentet e përfaqësueses U-19.

1 Xhevit Kaloti
2 Benua Cezmalli
3 Migel Metani
4 Igli Dhimitri
5 Alban Dashi
6 Arber Malaj
7 Mario Shehi
8 Klodian Samina
9 Enri Tafaj
10 Ralf Sokoli
11 Dashamir Xhika
12 Ergys Sorra
13 Renato Malotaj
14 Vilfor Hysa -
15 Fatjon Gjana
16 Sulejman Hoxha
17 Ditmar Bicaj
18 Semirian Cela