Përfaqësuesja Shpresa e drejtuar nga Artan Bushati ka bindur në miqësoren e zhvilluar dje me Olimpikun, në Kompleksin Stërvitor të Ekipeve Kombëtare në Kamzë. 21-vjeçarët fituan me rezultatin 3-0, pas rrjetës së sulmuesit të Teutës, Vilfor Hysa dhe dygolëshit të mesfushorit të Tiranës, Sabien Lilaj. Trajneri i kuqezinjve "të vegjël" ka marrë sinjale pozitive nga kjo miqësore, e cila shërbeu si prova e përgjithshme, përpara ndeshjeve eliminatore, në Europianin për 21-vjeçarë. Kundër Olimpikut, Bushati i rezervoi 20 minuta lojë edhe talentit të Olimpiakosit, Vasil Shkurtaj. Kjo ishte hera e parë që drejtuesi i stolit vëzhgoi në aksion sulmuesin 17-vjeçar, i cili refuzoi të luante me Greqinë për të përfaqësuar Shqipërinë. Të premten, më 13 nëntor, U-21 luan kundër Austrisë, ndërsa katër ditë më pas ata përballen me Bjellorusinë.



e. k.