Ka ndërruar jetë i riu i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme gjatë një aksidenti me motor.


Fillimisht 29 vjeçari, E.Barushi, mbeti i plagosur në gjendje kritike, pas aksidentit në aksin Fushë Krujë-Vorë.


Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Ushtarak, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.


Më datë 20.05.2018, rreth orës 17:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas, duke drejtuar një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar shtetasi E. B. 29 vjeç,  banues në Fushë- Krujë, i cili ka ndërruar jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë”, njoftoi policia.


Policia po heton për shkaqet e aksidentit.


20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)