Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i ndaluar për ngjarjen e 30 majit ku mbetën të vrarë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, informon korrespondenti i “Panorama”. 


eduardtusha


I riu përfundoi i plagosur në Spital natën e ngjarjen, por në rrethana të tjera.


Ndaj 21-vjecarit është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.


Më thanë do të lëmë arrest me burg, sa të vijë urdhri i dytë. Unë sdi çpo ndodh! A e arrestuan autorin? Më kanë harruar në burg, skam avokat pasi nuk kam mundësi ekonomike, ka deklaruar i riu.


Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasi Eduart Lama, si dhe bashkëpunëtorët.