Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë Arrest me burg për Ilir Xhepajn, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmenëve, në Laç.


ilirxhepa


Ilir Xhepaj akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, të cilët humbën jetën në një atentat në sheshin e një hoteli mbrëmjen e 30 majit.


“Pas disa ditësh ndjekje dhe kontrolle në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit Ndjekja, duke çuar në pranga 33 vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, njoftoi policia, diten e djeshme.


Xhepaj akuzohet gjithashtu edhe për një plagosje tjetër me armë zjarri po në Laç, ngjarje e ndodhur më 15 maj ku mbeti i plagosur shtetasi me iniciale Z. M.


Roli i Xhepajt në atentatin me dy të vrarë


Gjatë aksionit për vrasjen e dy personave brenda hotelit në Laç përkatësisht, Paulin Gjergji dhe Bujar Likajt, morën pjesë katër persona, ndërsa Eduart Lamaj dyshohet si atentatori kryesor, i arrestuar tashmë nga policia.


Ndërkohë, Xhepaj ka mbajtur të neutralizuar dy djemtë e njërit prej viktimave, duke mos i lejuar ata të dalin nga makina e tyre Range-Rover, ndërsa ndaj babait organizohej vrasja brenda hotelit. Gjatë vrasjes, Eduart Lamaj, autori kryesor i krimit mbeti i plagosur me armë pas reagimit nga ana e njërit prej viktimave.


Ka qenë sërish Xhepaj bashkë me të kërkuarin tjetër, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), që kanë hyrë brenda dhe kanë nxjerrë të plagosurit prej andej, për tu zhdukur më pas.


Xhepaj konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë në Mamuras dhe Kurbin. Ai është nga fshati Gjorm, i Mamurasit dhe autorët, por edhe Bujar Hasani njiheshin me njëri-tjetrin për shkak se janë nga e njëjtat zonë.


Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Lezhës. Ai ishte dënuar për një grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë.


LEXO EDHE:


FOTO/ Me bluzë Armani dhe xhinse blu, momenti i arrestimit në Astir të të rrezikshmit të Kurbinit


VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të të tmerrshmit të Laçit. Mes të bërtiturash, prangoset në mes të natës në Astir