Dy të arrestuarit të shtunën në Korçë për trafik të veprave të artit janë liruar këtë të hënë në sallën e gjyqit.



Prokuroria paraqiti para gjykatës akt ekspertimin që provon se ikonat dhe monedhat metalike të sekuestruara në shtëpinë e Beni Kosturit dhe Nerald Karollarit, nuk janë vepra arti dhe nuk kanë vlera artistike dhe historike.


Organi i akuzës kërkoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, por gjykata e rrëzoi duke vendosur lirimin e menjëhershëm të tyre.


18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)