Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njofton nisjen e punimeve për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit parashkollor në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë, qe u demtuan nga termeti i 26 nentorit. 


ahmetaj


Përmes një postimi në facebook, Ahmetaj thotë se projekti i financuar nga buxheti i shtetit në vlerën 110 milionë lekë, do ti hapë dyert 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera.


Po ashtu Ahmetaj tregon se shkolla do të ketë 19 klasa për mësim, 6 laboratorë, salla për mësuesit, palestra me sipërfaqe 405 m2 dhe ambiente të tjera ndihmëse.


Postimi i plotë:


Sot filluan punimet në një tjetër kantier të rëndësishëm, për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit parashkollor në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë.


Projekti i financuar nga buxheti i shtetit në vlerën 110 milionë lekë, parashikon ndërtimin e shkollës së re që do të akomodojë 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera, përfshin 19 klasa për mësim, 6 laboratorë, salla për mësuesit, palestra me sip 405 m2 dhe ambiente të tjera ndihmëse.