Pas denoncimit në median britanike Daily Mail, policia e shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët e kopshtit zoologjik privat në Fier.


Luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e Daily Mail, të cilët e quajtën Kopshti zoologjik i Ferrit.


Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit, shkruan në rrjetet sociale ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.







17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)