Ish-deputeti demokrat Luciano Boçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar, pasi gjykata e shpalli atë fajtor për akuzën e shpifjes. Boçi shprehet se vendimi ishte politik, si dikur agjitacion e propaganda, ndërsa shprehet se Lindita Nikolla është super e korruptuar.


Nuk jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit sot. Ishte një vendim i shkruar para se të merrej e lexohej. I shkreti, akoma nuk e ka kaluar vettingun politik të organizatës bazë të Partisë që përzgjedh besnikët. Si i tillë ishte një vendim i pastër politik. Jetojmë ditët e regjimit të norko-politikës dhe kuptohet. Dënohesh për Agjitacion-Propagandë të bërë kundër udhëheqjes dhe nuk është çudi, shkruan Boçi.


Më tej ai thekson se vendimi është i vetë Ramës, i cili sipas tij trysnon sot dhe imponon shumë vendime në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe në raport me aleatët e tij kriminalë.


Sot në Shqipëri dënohesh shumë lehtë e shpejtë pse denoncon, pse thua të vërteta, pse proteston, pse kërkon të drejta. Po të bësh krim, korrupsion, trafik droge, pastrim parash të pista, vrasje nuk të gjen gjë as nga policia as nga Rama, as nga drejtësia e re e kapur prej tij. Madje venerohesh e gradohesh. Ne sollëm të gjitha argumentat e duhura e bindëse për çdo lexues ligji e jo më për një specialist.


Boçi shprehet se vendimin do ta apelojë. Deri atëherë, Lindita mund të shkojë të krihet nja dy herë tek parrukieri, se një e krehur aq i bën, sa gjysma e dënimit, me shpresë se do i bëjnë telefon e trysni dhe Apelit. Sa për deklarimet e mia i them dhe njëherë botërisht, me pak ndryshim. Ish Ministrja e arsimit me mesataren 5.8, nuk është thjeshtë e paaftë.


Është super e paaftë. Ish Ministrja e shkatërrimit të Arsimit, nuk është thjeshtë e papërgjegjshme. Është super e papërgjegjshme. Nuk është e korruptuar, por super e korruptuar. Këtë ia dëshmuan 140 mijë studentë më protestën e tyre, që i rrethuan ministrinë një muaj rresht dhe e shkulën nga karrigia, përfundon Boçi