Fágner do të shkojë në Rusi me Brazilin e tij. Anësori i djathtë i Korinthiansit është zgjedhur nga trajneri i kombëtares Tite si zëvendësuesi i të dëmtuarit Dani Alves.Ndoshta e priste, por nuk kishte siguri absolute.


Kjo kuptohet nga reagimi i familjes, e cila me rastin e publikimit të listës së plotë për shtypin, është mbledhur në shtëpi, duke pritur lajmin me fanellën e kombëtares verdhjeshile të veshur. Kur emri është cituar, kënaqësia ka qenë e madhe.


Një aventurë e bukur për 27-vjeçarin, i cili numëron katër ndeshje në kombëtare mes miqësoreve dhe kualifikueseve. Debutoi 17 vjeç pikërisht te Korinthiansi, pastaj kalimi te PSV Eindhoven (2007) dhe te Vaska da Gama (2009).


Një vit në Bundesligë me Volfsburgun për tu kthyer në origjinë në vitin 2014, sërish mes radhëve të Korinthiansit, duke fituar dy herë kampionatin brazilian.




15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)