Një grua ka humbur jetën në spital. Mësohet se 37-vjeçarja nga Fieri kishte helmuar veten pasditen e djeshme. E identifikuar me inicialet E.B, kishte pirë fostoksinë.


Edhe pse familjarët e kanë dërguar në spital, ajo nuk ka mundur të shpëtojë.


Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim. Janë ende të paqarta rrethanat që detyruan atë të ndërmarrë vendimin ekstrem.


18 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)