Francesko Bechetti, pronari i "Agon Cchanell" ka mundur të mbyllë hetimet e prokurorisë, lidhur me dosjen penale që ka të bëjë fyerjet dhe kundërshtimin me forcë të punonjësve të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Pak kohë më parë prokuroria ndaj tij kishte marrë vendimit për ta vënë nën akuzë, por për shkak të mosparaqitjes së tij, procedura e marrjes së të pandehur është bërë në mungesë. Nisur nga kjo situatë, avokatët mbrojtës të biznesmenit italian i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës duke kërkuar pavleshmërinë dhe nxjerrjen "nul" të veprimeve të prokurorisë së Tiranës, kërkesë kjo që është pranuar nga gjykata. Për pasojë tashmë kjo dosje ndaj Bechettit është pushuar. Redaksia Online Shqiptarja.com 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: hetime prokuoria rinas francesco becchetti