Shtëpia e Bardhë pezulloi gazetarin e CNN vetëm disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan Donald Trump.


Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq tia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media, por ai insistoi me pyetjet e tij.


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sander, tha më pas se gazetari është ndaluar pasi ai ka vënë duart mbi një grua. Gazetari Acosta deklaroi se pretendimet e Sandersit janë gënjeshtra.


Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të emigrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan emigrantësh si pushtim.


8 nëntor 2018 (gazetaShqip.com)