Deputeti i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, i cili doli kundër vendimit të partisë dhe pranoi mandatin, reagon një ditë pasi u sulmua me bojë, teksa po shkonte në Parlament për tu betuar.


Ai falënderon policinë për reagimin dhe mbrojtjen që i ka ofruar.


Po ashtu ai fton të gjithë kandidatët e listave elektorale, që të ndjekin rrugën e tij dhe të pranojnë mandatet e deputetëve të lëna bosh, pasi opozita vendosi djegien e tyre.


Shpresën nuk duhet ta presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet ta krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend. U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin, shkruan Gjoni në rrjetet sociale.


Ai shton se askush nuk duhet lejuar të cenojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik.