Nesër bëhen plot katër vite nga humbja e Sokol Olldashit, ndërsa sot gazetari dhe miku i të ndjerit Ilir Kadia tregon se e takoi Olldashin një ditë para se të vinte dita e zezë.


Kadia shkruan se një ditë para ngjarjes së 20 nëntorit e takoi Olldashin së bashku me Adi Krastën gjatë një bisede që zgjati gati 2 orë.


Postimi i Ilir Kadisë:


Sokol Olldashi.


Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek Artisti. Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë. Hajde e pimë jashtë! Këtu slejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qeff. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga a tek zh për gati dy orë. Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.


Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava qava! Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur. E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.


Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!


E shoh në sy gjatë!


Mundohem të çmallem!