PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE QË KANË PËRFUNDURA SHKOLLËN E MESME PËRAPARA VITIT 2010, PËR PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE 2010



<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->



I. UDHëZIME Të PëRGJITHSHME


1. Formulari A1-Z plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2010, nga të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme, përpara vitit 2010, por që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Rregulloren e MSH 2010.


2. Formulari A1-Z, të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale).


3. Formulari A1-Z, do të konsiderohet i vlefshëm VETëM nëse ai është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe kandidati humbet të drejtën e regjistrimit.


4. Pasi të jetë plotësuar Formulari A1-Z, dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH), ku kandidati ka mbaruar shkollën.


5. Plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1-Z, fillon me datë 20 shkurt 2010 dhe përfundon me datë 10 mars 2010.


6. Në rast se kandidati, ka bërë gabime në plotësimin e formularit ai mund të plotësojë një formular tjetër A1-Z, i cili zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH), vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2010). Pas këtij afati kandidati NUK ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera.


7. Formularët A1-Z, pas plotësimit kontrollohen me kujdes për saktësinë nga një mësues që drejtori i shkollës e ka caktuar në rolin e mësuesit kujdestar dhe më pas firmosen nga kandidati, mësuesi i caktuar dhe drejtori i shkollës.


8. çdo formular duhet të vuloset me vulën e shkollës.


II. UDHëZIME Të DETAJUARA PëR PLOTëSIMIN E FORMULARIT


Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1-Z, plotësoni:


1. Shkruani emrin e DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës ju po aplikoni dhe do të jepni provimin;


2. Shkruani emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla;


3. Shkruani emrin e shkollës ku keni kryer studimet;


4. Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju keni ndjekur, p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 2, në formular ju do shënoni numrin 2. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar)


5. Shënohet ID që keni patur në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008, 2009. Tek MSH (viti) shënohet viti dhe tek ID shënohet numri që keni patur si ID në atë vit. Nëse jeni pajisur dy a më shumë herë me ID, shënohet viti i fundit dhe ID e vitit të fundit. Nëse kandidati regjistrohet për herë të parë në Maturën Shtetërore, pikën 5 nuk e plotëson. (Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës).


2


6. • Shkruani emrin tuaj • Shkruani emrin e babait • Shkruani mbiemrin tuaj


Kujdes! - të shkruhen me germa kapitale dhe në përputhje me dokumentin e identifikimit.


- të bëhet kujdes me germat (ë) dhe (ç).


7. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989).


8. Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh. nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës “Femër”;


9. Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh. ...., 2006, 2007, 2008, 2009).


10. Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet në Itali shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO.


11. Shënoni lëndët e detyruara, notën e shkallëzuar dhe notën vjetore të tyre. Në rastin kur kandidati nuk ka likuiduar njërën nga të dy lëndët e detyruara, do të shënojë emrin e të dy lëndëve, notën e shkallëzuar të lëndës që ka likuiduar dhe notën vjetore e të dy lëndëve. Në rastin kur kandidati nuk ka likuiduar asnjërën nga të dy lëndët e detyruara, do të shënojë emrin e të dy lëndëve dhe notën vjetore e të dy lëndëve.


12. Lëndët me zgjedhje mund të rijepen, por dhe mund të mbarten njëra ose të dyja, sipas dëshirës së kandidatit.


12.1. Në hapësirat bosh, të shënohet emri i lëndës (lëndëve) me zgjedhje që do mbartet (mbarten) dhe vitin kur është dhënë provim kjo lëndë. Nëse lënda (lëndët) që do të mbartet (mbarten) janë dhënë provim më shumë se një herë, atëhere në formular duhet të shënohet viti i fundit kur është dhënë provim kjo lëndë.


P.sh., nëse do mbartni lëndën Fizikë, të cilën e keni dhënë provim dy herë, në MSH 2007 dhe MSH 2008, atëhere në formular duhet të shënoni vitin 2008.


12.2. Nëse keni mbartur dy lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve të mëparshme, pika 12.2 nuk plotësohet.


Nëse keni mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008, 2009, atëhere në listën e lëndëve me zgjedhje, duhet të qarkoni vetëm një lëndë me zgjedhje. Nëse lënda që keni mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkoni, në listën e lëndëve me zgjedhje, nuk duhet të jetë gjuhë e huaj. Gjithashtu lënda e qarkuar nuk duhet të jetë e njëjtë me lëndën e detyruar apo me lëndën me zgjedhje.


Nëse NUK keni mbartur lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008, 2009,


atëhere duhet të qarkoni dy lëndë me zgjedhje, në listën e lëndëve me zgjedhje. Lëndët që do të qarkoni,


nuk duhet të jenë të dyja gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkoni;


Anglisht dhe Frëngjisht, Anglisht dhe Italisht etj.


Shënim:


- Kandidati, firmos në hapësirën e përcaktuar për të.


- Mësuesi, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të.


- Drejtori, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të.