PËR REGJISTRIMIN E MATURANTËVE PËR PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE 2010




1


UDHëZUES PëR PLOTëSIMIN E FORMULARIT A1


PëR REGJISTRIMIN E MATURANTëVE PëR PROVIMET E MATURëS SHTETëRORE 2010


I. UDHëZIME Të PëRGJITHSHME


1. Formulari A1; plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2010, VETëM nga maturantët e vitit shkollor 2009-2010.


2. Formulari A1, të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale).


3. Formulari A1, do të konsiderohet i vlefshëm VETëM nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit.


4. Pasi të jetë plotësuar Formulari A1, të dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH), ku maturanti vazhdon shkollën.


5. Plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1, fillon me datë 20 shkurt 2010 dhe përfundon me datë


10 mars 2009.


6. Në rast se maturanti, ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një formular tjetër A1, i cili zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH), vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2010). Pas këtij afati maturanti NUK ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera.


7. Formularët A1, pas plotësimit, kontrollohen me kujdes për saktësinë dhe më pas firmosen nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës.


8. çdo formular duhet të vuloset me vulën e shkollës


II. UDHëZIME Të DETAJUARA PëR PLOTëSIMIN E FORMULARIT


Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1, plotësoni:


1. Shkruani emrin e DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës ju do të jepni provimin;


2. Shkruani emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj;


3. Shkruani emrin e shkollës ku ju po studioni;


4. Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni, p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 2, në formular ju do shënoni numrin 2. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar).


5. • Shënoni emrin tuaj • Shënoni emrin e babait • Shënoni mbiemrin tuaj


Kujdes! - të shkruhen me germa kapitale dhe në përputhje me dokumentin e identifikimit.


- të bëhet kujdes me shkronjat (ë) dhe (ç).


6. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989).


2


7. Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh. nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës “Femër”;


8. Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet në Itali shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO.


9. Qarkoni IV ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S. (P.sh. nëse jeni në klasën IV B, qarkohet IV dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe shkronja D). Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër.


10. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të poshtëshënuar qarkoni 2 lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.


P.sh. 6 NJOHURI PëR SHOQëRINë dhe 8.a ANGLISHT


Në lëndët që do të qarkohen, vëtëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkoni;


Anglisht dhe Frengjisht, Anglisht dhe Italisht, etj.


Shënim:


- Nxënësi, firmos në hapësirën e përcaktuar për të.


- Mësuesi, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të.


- Drejtori, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të.