UEFA sot ka emëruar ish kryeministrin e Belgjikës, Zhan Luk Dihane që të drejtojë fushatën për të kontrolluar shpenzimet e tepruara të klubeve futbollistike të Evropës. Dihane, i cili ishte në krye të qeverisë belge në periudhën 1992-99, u shpall kryetar i Panelit për Kontroll Financiar të UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, tha se 69- vjeçari Dihane ishte "kandidati i përsosur" për t'i prirë trupit të ri të UEFA-s. Paneli do të kontrollojë llogaritë e klubeve që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.