UEFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me një shumë prej 15 mijë frangash për mosmarrjen e masave organizative gjatë ndeshje kualifikuese të Botërorit 2010, Shqipëri-Danimarkë (1-1). Pas ndeshjes gjyqtarët e takimit dhe lojtarët danezë u ankuan për mungesën e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit "Qemal Stafa", ndërkohë që çështja në fjalë për xhiron e botës.

Kjo nuk është hera e parë që Federata Shqiptare e Futbopllit gjobitet nga UEFA për mos marrje të masave organizative të ndeshjes, por edhe për hedhje të sendeve në fushë. Gjithsesi edhe këtë herë dëmi i kalon futbollit shqiptar dhe FSHF-ja është e detyruar të paguaj në UEFA shumën e vendosur nga qeveria e futbollit evropian pavarësisht se stadiumi "Qemal Stafa", nuk është në pronësi të Federates Shqiptare të Futbollit.