Mbrëmja e UFC supozohej të sillte agimin e një epoke të re në luftën për peshat e rënda por përkundrazi rezultoi të ishte konfirmimi historik i mbretërimit të Stipe Miocic.


Në duelin më të pritur në UFC në këto vitet e fundit, që u transmetua live nga Supersport, Miocic dominoi gjigandin Francis Ngannou i njohur për goditjet e tij vrastare duke e fituar ndeshjen në Td Garden me vendim unanim të jurisë 50-44.


Në këtë mënyrë Miocic bëhet i pari kampion i UFC në histori, që mbron me sukses titullin tre herë radhazi.


Raundi hapës ishte një betejë me intensitet të jashtëzakonshëm me të dy luftëtarët që gjuajtën pa pushim njëri tjetrin.


Miocioc mori kontrollin në raundin e dytë duke e bërë evidente se strategjia e tij e kompletuar ishte superiore ndaj asaj të Nganou për ta hedhur knokc out me një grusht të vetëm. Kroati e bllokonte gjigandin  duke e dëmtuar me goditjet me gju në trup.


Edhe raundi i tretë ishte i ngjashëm me Miocic që kishte kontrollin, në të katërtin të dy ishin dukshëm të lodhur, por Nganou më tepër me një Miocic që shënoi një takue down duke lëshuar shumë grushta ndërsa Nganoou thjesht por rezistonte.


Me këtë fitoreje Miocic shkon në rekordin e 18 sukseseve dhe vetëm 2 disfatave, ndërkohë që për Nganou ndërpritet një seri prej 9 fitoresh radhazi.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)