Piloti amerikan Keneth Arnold, në 24 qershor 1947, pohoi se kishte parë 9 objekte të ndritshme, por jo të identifikuara gjatë një udhëtimi me avion. Që nga ajo ditë nisi miti i jashtëtokësorëve


Nëntë pika të ndritshme në qiell: ky është tregimi i asaj që ka parë në 24 qershor 1947 piloti amerikan Keneth Arnold në një fluturim-zbulimi mbi malin Ranier (Uashington) në kërkim të një avioni ushtarak të zhdukur nga radarët.


Nëntë objektet të paidentifikuara që lëviznin të zhvendosura me një shpejtësi të lartë dhe në mënyrë jo të rregullt, përfaqësonin pamjen e parë të UFO-ve në historinë e njerëzimit. Që atëherë, kanë kaluar 70 vjet dhe anijet e jashtëtokësorëve kanë vazhduar të penetrojnë në atmosferën e planetit, siç kanë denoncuar që atëherë e deri në ditët e sotme me mijëra persona, falë pamjeve të vërteta apo të mundshme.


Arnold raportoi se kishte parë disa disqe fluturuese si të lëshuara në ujë, në Administratën Aeronautike Civile pak pasi zbriti në tokë me avionin e tij. Pastaj në një stacion shërbimi, u tregoi aventurën të pranishmëve, mes të cilëve disa gazetarë që e pyesnin shumë të interesuar mbi lajmin.


Në 12 korrik 1947, piloti vizatoi disqet fluturuese për shërbimet inteligjente amerikane dhe nëse për disa shkencëtarë bëhej fjalë thjesht për një mirazh, për të tjerë u ushqye miti i jashtëtokësorëve për të pushtuar tokën, i cili vijon edhe tani.


Disqe fluturuese apo dukuri natyrore?


Qeveria amerikane e hulumtoi mirë këtë dukuri dhe pasi nuk arriti të konstatojë diçka konkretisht rreth saj, u detyrua ta shpallë këtë si rezultat të histerisë masive. Sidoqoftë, enigma e topthave të zjarrtë ka mbetur e pazbuluar sot e kësaj dite. Disa ende mendojnë se ata toptha të zjarrtë ishin fluturaket sekrete gjermane.


Sipas pohimeve të Rudolf Schrieverit, inxhinierit të famshëm nazist të aeronautikës, në vitet 1941 dhe 1942, ai së bashku me kolegun e tij Habermalin, kishin punuar në projektin sekret Pjata Teller. Fluturakja e tij në formë pjate në fillim të vitit 1945, ishte e gatshme për testim, mirëpo përparimi i fuqive aleate pengoi dhe stopoi këto eksperimente, kështu që fluturakja me gjithë planin e saj u shkatërrua nga vetë gjermanët, vetëm që të mos bjerë në dorë të fuqive aleate.


Dështimi i fuqive të mëdha


As amerikanët, as anglezët e as rusët nuk mundën të zbulojnë deri në fund planet sekrete gjermane lidhur me fluturaket dhe armët sekrete psikologjike.  Sipas natryalistëve nuk kemi të bëjmë me kurrfarë pjatash fluturuese, por me dukuri natyrore të shkaktuara nga çrregullimet e ndryshme në atmosferë.


Ata pohojnë se në shtresat e larta të atmosferës së Tokës në stratosferë dhe në jonosferë shpesh herë shfaqen dukuri të pashpjegueshme natyrore si: reflektime dritash dhe ngjyrash të ndryshme, të cilat në shkencën e fizikës quhen mashtrime optike. Njëri prej atyre që e përkrahin këtë ide është edhe kozmonauti sovjetik-rus Jurij Greçko, i cili bëri dy qëndrime të gjata në hapësirë për të studiuar këtë fenomen; njëherë 30 ditë e herën e dytë 96 ditë.


Ai, tërë këtë pluhur dhe histeri që është ngritur rreth pjatave fluturuese e quan sensacionalizëm gazetaresk, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për pjata fluturuese, por kryesisht kemi të bëjmë me dukuri natyrore dhe me reflektime dritash, të cilat shkenca herët a vonë do ti sqarojë.


E.A


24 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)