Pas paralajmërimit të drejtorit të Urbanizmit së Prishtinës, Liburn Aliu se kisha ortodokse e cila ndodhet në oborrin e UP-së, do të rrënohet, Unioni i Studentëve Shqiptar e ka përshëndetur këtë vendim.




“Pas marrjes se lajmit mbi largimin e kësaj kishe, nga ana e Drejtorisë së Urbanizmit te Prishtinës, ne si USSH e përshendesim këtë vendim.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Unioni i Studentëve Shqiptarë(USSH) me të marrë vesh mbi lajmin për rrënimin e Kishës Ortodokse në kampusin Universitar, nga Drejtoria e Urbanizmit të Prishtinës, përmes Sekretarit të Pergjithshëm Adem Shabanaj, e përshëndesim vendimin për këtë çështje

Universiteti i Prishtinës gjithmonë ka qenë pishtar i frymimit shqip dhe qëndrimi i mëtejm i këtij objekti është ofenduese për studentët, duke e ditur që kjo kishë ortodokse gjithmonë ka qenë luftuesja më e madhe e gjuhës dhe vet identitetit shqiptarë

USSH pati marrur iniciativë për largimin e kësaj ishe të ndërtuar pa leje në kohën e regjimit Millosheviqian, ku më datë 26.01.2015, në një konferencë për media patëm shtruar këtë qështje duke iu drejtuar institucioneve gjegjëse.

Për më tepër po ua rikujtojmë kerkesën tone, e bërë më 26.01.2015 gjatë një konference, ku dhe dhamë arsyet për këtë iniciativ:

“Fillimish kjo Kishë Ortodokse, me gjithë rrespektin për konfesionin në fjalë, është ndërtuar në vitet e ’90-ta, të kohës së regjimit të egër e fashist Milloshevician dhe si e tillë i bie që nuk ka të drejtë për të qëndruar më gjatë.

-Ne gjithashtu e vlersojmë se asnjë objekt fetar nuk i takonë që të jetë e parnishme brenda institucioneve arsimore, përkatësisht në këtë institucion të arsimit të lartë siq është Universiteti, duke u nisur nga laicizmi i institucioneve të shtetit tonë, e garantuar me Kushtetutë. Duke u munduar ta përkdhelim një komunitet, ne njëkohësisht mund të nxisim edhe në shfaqjen e kërkesave të komuniteteve tjera jo-shqiptare në Kosovë. Bie fjala tek komuniteti turk apo boshnjak të cilët në të ardhmen mund të kërkojnë ndërtimin e një xhamie brenda këtij kampusi universitar.

-Arsye tjetër është se Universiteti i Prishtines gjithmonë, edhe në kohët më të vështira të vendit tonë, ka qenë pishtar i frymimit shqip, duke mos harruar as represionin e egër nga regjimi i asokohshëm kundrejt këtij institucioni të dijes. Si i tillë, është ofenduese që në oborr të tij të qëndrojë një objekt që e përfaqëson regjimin i cili nuk kurseu asgjë që i dilte para dhe njëkohësisht ishte luftuesi më i madh i gjuhës dhe identitetit shqiptar.

Poashtu, ne e dimë se kjo Kishë Ortodokse është e pashfyztëzueshme dhe si e tillë nuk i shërben askujt. Ajo ka mbetur si një gërmadhe e epokës së egër serbe, e cila kryesisht frekuentohet nga qentë endacak që përbëjnë rrezik për studentët, objekt ky i ndërtuar nga baballarët e tyre .

Andaj ne, përmes mediave dhe përmes kërkesave zyrtare që do ti bëjmë në institucionet gjegjëse si: Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria e Arsimit-SHT dhe në Rektoratin e UP-së do të kërkojmë largimin e këtij objekti që nuk është në favor të askujt të qëndrojë më tej dhe në vete mbart një të kaluar tepër të papëlqyeshme për ne, duke e gjykuar kështu si student e si qytetar të lire të Republikës së Kosovës dhe duke i ftuar njekohësisht institucionet e lartcekura për reflektim pozitiv ndaj kësaj çështje” , thuhet në reagimin e USSH-së. /Indeksonline/