28 vite më parë teksa linte Kosovës Shpresa Faqi as mund ta mendonte se gjithçka që i ravijëzohej rrugës do të kthehej në një vepër arti. Ekspozita Driving e cila hapet më 7 qershor në Galerinë Kombëtare të Kosovës e tregon më së miri këtë histori. Në vitin 1990 Shpresa Faqi dhe prindërit e saj ikin nga Kosova në drejtim të Gjermanisë. Duke shikuar qytetet dhe peizazhet jashtë veturës në lëvizje, ajo e pyeti veten: Si është në këtë vend, dhe kush janë njerëzit që jetojnë këtu?


Tash, pas 28 vite, ajo me veturë përshkon të njejtën rrugë prej Gjermanisë në Kosovë. Udhëtimin e dokumenton Shpresa Faqi me vizatim tush në letër, instalacione me projektor në vende publike dhe vizatim me llak thonjsh në kapakët e rrotave të cilat gjinden gjatë rrugës nga Kassel (D), Bielefeld (D), Salzburg (A), Ljubljana (SLO), Zagreb (HR), Sarajevë (BIH), Podgoricë (MNE), Ulqin (MNE) dhe Prishtinë. Projeksioni i vizatimeve me tush prezantohet me 7 qershor në murin e GKK-së pas perëndimit të diellit në ora 21:00.


Megjithatë, Kosova nuk është vendi i vetëm ku do të hapet kjo ekspozitë. Përgjatë 12 javëve, ajo po përshkon 7 vende të Evropës dhe 30 qytete të ndryshme. Ky rrugëtim i saj ka nisur më 1 prill dhe do të përfundojë më 14 qershor. Shpresa Faqi u lind në vitin 1984, në Kosovë. Ndonëse artiste e re, e ardhmja e saj është shumë premtuese. Ajo veten e konsideron si artiste evropiane dhe të njëjtën e ka dëshmuar edhe me veprat e saj unike.


5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)