Një motorist nget motorin e tij në qytet me 200 km në orë dhe i pa licencuar. Videoja më sipër tregon rastin e një estonezi 25 vjeçar.


Pasagjerja e tij është një femër lituaneze 22 vjeçare. Natën e 21 prillit rreth orës 23:30 minuta, policia po maste shpejtësinë dhe pa një motor që po ecte me 101 km/h.


Forcat e rendit u përpoqën ta ndalnin motori, por drejtuesi i injoroi duke rritur shpejtësinë deri në 200 km/h.


Limiti i shpejtësisë në qytetin e Talinës është 50 km. Për këtë, policia iu vu në ndjekje të riut derisa ai u detyrua të ulte shpejtësinë e më pas, makina e policisë e përplasi mjetin duke e hedhur përtokë, siç duket edhe në video.


Të rinjtë u arrestuan, por fillimisht u dërguan në spital për kontrolle shëndetësore. Ky është një rast se si policia ndërmerr masa drastike për ata që nuk zbatojnë rregullat.



/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter