Policia-Rrugore-1024x627Në rastet e identifikimit të drejtuesve të automjeteve debitorë për kundërvajtjet administrative në fushën e qarkullimit  rrugor, për  përmbushjen  e  detyrimeve financiare, agjenti verifikues plotëson procesverbalin e konstatimit të shkeljes (neni 203 i Kodit Rrugor) pa vlerë gjobe, por me masën plotësuese të ndalimit administrativ dhe dërgon mjetin në pikën e caktuar të ruajtjes.


Kjo prcaktohet n udhzimin e ministri t Brendshm Sajmir Tahiri, i cili prcakton procedurat q duhen ndjekur nga Policia e Shtetit pr masat administrative plotsuese prsa i takon drejtuesve t automjeteve.


Kshtu n baz t udhzimit, automjetet dhe motomjetet, për të cilat është marrë masë administrative plotësuese, si ndalim administrativ ose heqje mjeti, ruhen pranë pikave përkatëse të miratuara për këtë qëllim nga ministri i Punëve të Brendshme.


Ndalimi administrativ i automjeteve dhe motomjeteve bëhet në  kufijtë kohorë, të përcaktuar në nenet përkatëse të Kodit Rrugor.


Në rastet kur nuk është përcaktuar periudha kohore e ndalimit administrativ, ndalimi bëhet në varësi të mundësisë së kundërvajtësit për të paraqitur  dokumentacionin e munguar në momentin e konstatimit, por jo  më  shumë  se  pesë  ditë  kalendarike, kohë e nevojshme për paraqitjen e dokumentacionit të munguar ose për ankim në organin administrativ.


Udhzimi prcakton se në rast të mosparaqitjes së dokumentacionit të detyrueshëm ligjor të mjetit brenda këtij afati, ndaj kundërvajtësit, agjenti verifikues plotëson procesverbalin sipas kërkesës së pikës 8 të nenit 178 të Kodit Rrugor, për të cilin organi administrativ shprehet menjëherë me vendim për procedurat e mëtejshme.


Në të gjitha rastet  kur  Kodi Rrugor parashikon, përveç sanksionit me gjobë, edhe masa administrative plotësuese,  kompetenca e vendosjes së masës administrative plotësuese është e agjentit verifikues që ka verifikuar shkeljen, duke  respektuar  dhe  vartësinë territoriale.


Për ndalimin administrativ të automjeteve, agjenti që verifikon shkeljen, ndërpret qarkullimin e mjetit dhe e depoziton  atë  në  vendin  e  caktuar   të  ruajtjes,  sipas mënyrave të parashikuara në këtë udhëzim.


Për masat administrative plotësuese të bllokimit apo të  heqjes  së  mjetit,  bëhet  shënimi  përkatës  në procesverbalin e konstatimit të shkeljes, i cili plotësohet në vendin e konstatimit të shkeljes.


Procesverbali i konstatimit të shkeljes hartohet në katër kopje, sipas mënyrave të treguara më sipër dhe procedurave standarde të miratuara.


Dorëzimi i mjetit në pikën e ruajtjes bëhet me procesverbal  dorëzimi  mjeti  sipas  modelit  që  i bashkëngjitet udhëzimit.


Ai përpilohet në katër kopje, nga të cilat: një kopje i dorëzohet kundërvajtësit, kopja e dytë qëndron  në pikën e ruajtjes, kopja e tretë administrohet në komisariatin e policisë ku është efektiv agjenti  verifikues,  për  tu  administruar  në  fashikullin  e mjetit të ndaluar administrativisht dhe kopja e katërt administrohet nga agjenti verifikues për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në lidhje me mjetin.


Mjeti shoqërohet në pikën më të afërt të caktuar të ruajtjes nga agjenti verifikues që ka konstatuar shkeljen dhe ka   hartuar   procesverbalin   përkatës   të   konstatimit   të shkeljes. Në pamundësi të shoqërimit të mjetit, kur situata emergjente  e  trafikut  nuk  e  lejon  shoqërimin  e  tij  nga agjenti verifikues, ngarkohet një patrullë tjetër e shërbimit të Policisë Rrugore. Në të gjitha rastet, me sistemin e radiondërlidhjes në dispozicion, agjenti verifikues duhet të komunikojë me sallën e drejtimit dhe koordinimit për ndërhyrjen e realizuar dhe për mënyrën e veprimit deri në kryerjen e plotë të procedurave për zbatimin e masës administrative plotësuese. Informacioni administrohet në regjistrin përkatës të sallës së komandimit.


Kur  agjenti verifikues  merr  masë administrative plotësuese që ka të bëjë me tërheqjen e dokumenteve të qarkullimit  apo  dëshmisë  së  aftësisë,  duhet  pranuar  që mjeti të depozitohet e të ruhet në një vend të përcaktuar nga drejtuesi/përdoruesi i mjetit. Në këto raste, kur është e nevojshme agjenti verifikues  jep leje të përkohshme  për qarkullim të kufizuar, sipas modelit bashkëlidhur (lidhja 9). Leja e përkohshme plotësohet në dy kopje, njëra i jepet drejtuesit të mjetit dhe tjetra është pjesë e kopjes së procesverbalit të konstatimit që dorëzohet në zyrën përkatëse. Në çdo rast, kur agjenti verifikues merr masë administrative plotësuese pa gjobë, që ka të bëjë me mjetin apo dokumentet e drejtuesit të mjetit,  plotësohet raporti i shërbimit, sipas modelit bashkëlidhur (lidhja 10 ose 10/1), raport, i cili administrohet si pjesë e procesverbalit të konstatimit të shkeljes. Nëse bëhet fjalë për ndonjë send apo material tjetër në mjet dhe përdoruesi i mjetit nuk e largon atë nga mjeti, ai dhe gjendja e tij shënohen hollësisht në procesverbal. Procesverbali nënshkruhet nga agjenti verifikues, kundërvajtësi, si dhe nga marrësi në ruajtje i mjetit, i cili përgjigjet për ruajtjen e mëtejshme të tij, por pa mbajtur përgjegjësi për pasojat që rrjedhin nga koha e qëndrimit në pikën e ruajtjes.


Në rastet  kur  drejtuesi  ose pronari  i mjetit nuk është i pranishëm në mjetin e tij dhe heqja e mjeteve apo largimi  i  tyre  është  i  parashikuar  në  dispozitat  e  Kodit Rrugor dhe nga sistemi i sinjalizimit vertikal me shenjën përkatëse, kjo bëhet me transferimin  ose me tërheqjen e mjetit  me  pajisje  të  përshtatshme,  për  të  mos  dëmtuar mjetin e konstatuar në kundërvajtje. Shpenzimet përkatëse të  ndërhyrjes  përfshihen  në  shpenzimet  për  kryerjen  e heqjes ose bllokimit të mjetit.


Për çdo rast si më sipër, brenda afatit ligjor të parashikuar në nenin 199 të Kodit Rrugor dhe sipas mënyrave të përcaktuara në nenin 351 të rregullores  për zbatimin e Kodit Rrugor (mënyra e njoftimit jo të menjëhershëm),  struktura përgjegjëse e Policisë Rrugore, që ka kryer procedurën e heqjes apo të bllokimit të mjetit, duhet  të  njoftojë  sipas  mënyrave  të  treguara  në  ligj, pronarin  dhe zotëruesin e mjetit për faktin e heqjes apo bllokimit të mjetit, vendin e ndodhjes, pagesat e mundshme sipas  afateve  ligjore  dhe  pasojat  që  vijnë  nga mosrespektimi i kërkesave ligjore. Njoftim  për detyrim paraqitje (lidhja 14/1) bashkëlidhur.


Në  të gjitha rastet  e konstatimit të shkeljeve  të përcaktuara në nenet e Kodit Rrugor, ku parashikohet masa administrative parandaluese e sekuestrimit, mjeti dërgohet në ruajtje pranë vendit të caktuar të ruajtjes.  Në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve të përcaktuara në ne