I nxehti i verës dhe ajri i kondicionuar mund të rrisin nevojën tonë për lëngje. Kur bën shumë nxehtë, sigurisht që djersitim më shumë. Në verë më shumë se në çdo stinë tjetër kemi nevojë të marrim sasinë e duhur të lëngjeve për ta mbajtur organizmin tonë në ekuilibrin e duhur. Efekti i parë i hidratimit joadekuat është një ndjenjë e përgjithshme e lodhjes, e cila shpesh ngatërrohet me lodhjen e periudhës para pushimeve. Edhe pamja e lëkurës vuan nga një furnizim i pamjaftueshëm i lëngjeve: atëherë le të përpiqemi të kuptojmë nëse hidratohemi siç duhet gjatë ditës dhe si ta rregullojmë këtë gjë.


Etja – Është mekanizmi fiziologjik që nëna natyrë ka parashikuar për të sinjalizuar se trupi ynë ka nevojë për ujë. Fatkeqësisht, ne jemi bërë më pak të ndjeshëm ndaj këtyre sinjaleve dhe shpesh nuk e kënaqim etjen tonë në mënyrë adekuate ose me lëngjet e duhura. Përgjigjja më e thjeshtë dhe më e dukshme, kur kemi etje, është të pimë një ose më shumë gota uji. Ideale do të ishte konsumimi i tij në temperaturë dhome, por në ditët e nxehta kur jemi në kërkim të një pije freskuese, ne preferojmë disa gllënjka të freskëta. Gjithashtu, edhe kjo është një nevojë fiziologjike: trupi ynë përpiqet në çdo mënyrë për të ulur temperaturën e brendshme. Le të shkojmë me të, por t’i rezistojmë tundimit për të gëlltitur pije me akull që mund të shkaktojnë ngatërrime të bezdisshme. Në përgjithësi, një person që gëzon shëndet të mirë duhet të marrë dy litra ujë në ditë (rreth 8 gota). Më mirë të pish nga pak dhe shpesh sesa të pish një shishe të plotë dhe pastaj të mos hidratohesh për orë të tëra.


Çfarë të pini Duhet të shmangen edhe pijet e ëmbla dhe të gazuara: ata nuk e shuajnë etjen dhe për më tepër ato janë një bombë e vërtetë kalorish. Nëse duam një pije që ka shije, le të zgjedhim një çaj të ftohtë, ose ujë të aromatizuar që ne gjithashtu mund ta përgatisim në shtëpi, duke lënë për katër ose pesë orë në një litër ujë disa fruta që neve na pëlqejnë ose disa gjethe nenexhik. Pija duhet të ruhet në frigorifer dhe të filtrohet përpara se të pihet. Mbahet rreth një ditë. Kur është shumë nxehtë, është më mirë të reduktoni edhe konsumin e pijeve alkoolike.


Ujë duke ngrënë – Mos harroni se frutat dhe perimet janë shumë të pasura me ujë: një sallatë e bukur e gjelbër, një supë perimesh që mund ta konsumojmë të ngrohtë apo të ftohtë, një ekstrakt ose një frut i centrifuguar janë mënyra të shkëlqyera për të kontribuar në balancën tonë të ujit dhe në të njëjtën kohë të rivendosim kripërat minerale që kemi humbur përmes djersitjes.


Mënyra e jetesës – Për të kuptuar se sa ujë kemi nevojë çdo ditë, duhet të marrim parasysh gjithashtu se si i kalojmë ditët tona. Nëse kalojmë shumë kohë jashtë, të ekspozuar ndaj nxehtësisë së klimës, ne natyrisht duhet të hidratohemi më shumë. E njëjta gjë vlen edhe nëse bëjmë ushtrime fizike dhe merremi me sport. Nëse, nga ana tjetër, kalojmë shumë kohë në ambiente të mbyllura, në një mjedis me ajër të kondicionuar, ne kujtojmë se ftohja artificiale dehidraton shtresat sipërfaqësore të epidermës. Nevojitet edhe më shumë kujdes nëse përdorni një ventilator: rrjedha e ajrit e gjeneruar nga pajisja ndihmon për të avulluar djersën, por nuk ul temperaturën e mjedisit: trupi ynë do të vazhdojë të djersitë, të ruajë termoregulimin e duhur dhe djersa do të zhduket përsëri. Prandaj, shpërndarja e lëngjeve është shumë e lartë dhe është e nevojshme të pini me bollëk. Është gjithashtu një masë e mirë për të shmangur drejtimin e fluksit të ajrit direkt te ne.


Ndihma e parë për lëkurën Epiderma jonë është shumë e ndjeshme ndaj pabarazive të ujit. Për këtë, përveç hidratimit nga brenda, me një dietë të ekuilibruar dhe sasinë e duhur të ujit, ajo duhet të hidratohet me produkte specifike të dizajnuara për verën. Në rutinën e bukurisë tuaj duhet të keni një vëmendje më të madhe ndaj hidratimit, duke aplikuar një krem hidratues me një cilësi të lehtë për fytyrën dhe dekoltenë, për t’u përdorur gjithmonë në mbrëmje dhe në mëngjes, dhe me një krem të mirë për trupin që duhet të përdoret çdo herë që laheni. Duke pasur parasysh se, në të nxehtin e verës, ju bëni dush çdo ditë, mos edhe më shumë, është më mirë të kufizoni përdorimin e sapunëve të shkumëzuar dhe të preferoni vajrat larës, më pak agresivë për lëkurën. Kur ju bëni sport në natyrë, ose shpenzoni shumë orë në të nxehtë jashtë shtëpisë, mund ta freskoni lëkurën, duke e spërkatur atë disa herë në ditë me një sprai të ujit termal. Nëse në mbrëmje vëmë re se lëkura e fytyrës është shumë e thatë, ne mund ta masazhojmë butësisht me disa pika të vajit të arganit, gjithashtu të shkëlqyeshme për të hidratuar edhe flokët e thatë.


17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)