Në Mars rrjedh ujë. Lajmin e bëjnë të ditur shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, që thonë se kanë gjetur provat e para  në këtë drejtim.




Orbita që sillet rreth planetit  më të  ngjashëm me Tokën në sistemin tonë diellor që nga viti 2006, ka monitoruar atë që duket të jetë rrjedhje e ujit dhe që ndodh në disa vende  gjatë Pranverës dhe Verës së Marsit. Nëse konfirmohet, ky do të jetë zbulimi i parë i rrjedhjes së ujit në planetin e kuq.



Një zbulim I tillë  rrit shpresat   për një ëndër të vjetër të njeriut; jetën në Mars.  NASA zbuloi dëshmi për gjurmë uji në Mars më shumë se një dekadë më parë,  të cilat flisnin për ujë të ngrirë e të përqendruar kryesisht në pole.



Ndërsa tani në krateret e Marsit shkencëtarët kanë zbuluar  fenomene të ngjashme me  ngrirjen dhe shkrirjen e shtretërve të lumenjve në Tokë.