Uke Rugova djali i ish-presidentit kosovar Ibrahim Rugova perfundimisht vendos per fatin e tij ne politike.

Ai pritet te aderoje perfundimisht ne Aleancen per Ardhmerine e Kosoves e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Pervec Uke Rugoves pjese e kesaj partie do te jete komplet lista e porsa regjistruar e Rugoves.

Lajmin e konfirmoi per Top Channel ne kushte anonimiteti nje anetar i kryesise se AAK-se. Ky i fundit tha se paraprakisht jane zhvilluar disa takime por dy me vendimtare jane takimi i mbremshem dhe ai i mengjesit te sotem. Me shume detaje rreth kesaj ceshtjeje pritet te mesohen pasditen e sotme ne nje konference per media te Uke Rugoves.

Aderimi i listes dr Ibrahim Rugova ne AAK behet nje dite pasi kryetari i LDK-se Isa Mustafa deklaroi se Uke Rugova e ka vendin ne listen zgjedhore te LDK-se per deputete. Por eshte pikerisht kjo ceshtje ndaj se ciles ka reaguar familja Rugova.

Ne nje njoftim per shtyp thuhet se familja e presidentit te ndjere Ibrahim Rugova dhe bashkepunetoret e tjere edhe pse kane shprehur gatishmerine e plote qe se bashku ta kthejne LDK-ne si parti te pare ne zgjedhjet e ardhshme kjo gje vazhdimisht po refuzohet nga Isa Mustafa dhe kryesia e LDK-se. Oferta qe i eshte bere Uke Rugoves nga Isa Mustafa dhe kryesia e re e LDK-se qe ai te jete pjese e listes zgjedhore te LDK-se si obligim moral qe kane ndaj tij eshte ofenduese dhe poshteruese per vete Uken familjen e Presidentit Rugova thuhet ne njoftimin e derguar nga familja Rugova.