UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit të tij pas protestave të vazhdueshme kundër qeverisë. 

Mykola Azarov dha dorëheqjen si kryeministër për të krijuar "kompromis social dhe politik". Masa erdhi pasi parlamenti ukrainas votoi me shumicë dërrmuese për të anuluar një ligj të diskutueshëm anti-protestë. Protestat antiqeveritare kanë marrë përhapje masive në Ukrainë. 

(a.n/BalkanWeb)