Hapja e Sheshit “Skënderbej” do të ulë ndjeshëm numrin e aksidentëve në Tiranë. Të paktën kështu thonë specialistët e qarkullimit rrugor, të cilët shprehen se hapja e dy akseve rrugore do të krijojë mjaft lehtësi në qarkullim dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit. Kjo do të bëjë që impakti i automjeteve me kalimtarët të jetë më i vogël.





“Lufta dhe puna që po bëjnë për të realizuar zvogëlimin e numrit të
aksidenteve ka qenë në përputhje me projektet që përdoruesi i rrugës, i
dobëti që është këmbësori të jetë sa më pak i ekspozuar nga rreziku i
shtuar që janë mjetet dhe trafiku i rënduar i qytetit të Tiranës. Në
këtë parim kuptojmë qartë që do të bëjë zvogëlimin e trafikut,
modernizimin e transportit urban, por njëkohësisht edhe ekspozim sa më
të vogël të këmbësorit përballë këtij burimi rreziku të shtuar që është
trafiku dhe mjetet motorrike. Në këtë parim mendojmë që strategjia që
kanë zgjedhur është e saktë”, tha Artur Sulçe, ekspert rrugor.



Ndonëse kryeqyteti shënon një ulje të numrit të aksidenteve rrugorë,
sërish problemet infrastrukturore të lëvizjes së automjeteve dhe hapja e
rrugëve të reja mbetet një burim aksidentesh. Sipas statistikave të
Njësisë Rajonale së Policisë Rrugore në Tiranë, për 8 muajt e parë të
2011-ës në Tiranë janë shënuar 255 aksidente automobilistike, të cilat
kanë pasur si bilanc 9 persona të vdekur, 22 persona të plagosur rëndë
dhe 244 persona të plagosur lehtë.





Jul Kasapi