Studimi me i fundit i kryer nga Instituti i Shendetit Publik ka nxjerre ne pah se gjate ketij viti dhe pikerisht ne gjashtemujorin e pare eshte vene re nje ulje e numrit te aborteve si ne rrethe ashtu edhe ne kryeqytet. Abortet e raportuara nga institucionet publike ne gjysmen e pare te vitit, numerohen ne 5092, sipas sektorit te statistikes ne Ministrine e Shendetesise. Ky dikaster nga te dhenat qe ka marre nga maternitetet ne vend dhe shtepite e lindjeve, konstaton se numri i aborteve me te njejtin periudhe te vitit te kaluar ka shenuar ulje, pasi ne 2006 numri i tyre nga statistikat eshte 5321. Te dhenat deshmojne se kryerja e aborteve nga viti ne vit ka pesuar renie. Tre vite me pare, numri i nderprerjeve te shtatzenise ishte 10517, nje numer qe ne vitin 2005 ishte 9403.