Pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, zbulohen edhe vendimet pro dhe kundër të gjyqtarëve.


Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë po në Gjykatën e Apelit Shkodër.


Ndërsa, pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.


Pro këtij vendimi kanë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër. Vendimin e ka postuar vetë gjyqtari Vjerdha në faqen e tij te Facebook.


Vendimi i uljes së dënimit të Dajtiyt, ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria, opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë.



Gazeta Shqip