Dita  e sotme ka filluar me temperatura të ulëta dhe erë të fortë, ndërsa dëbora ka nisur të zbardhë qytetin bregdetar të Durrësit. Dëborë po bie edhe në disa qarqe të tjera të vendit. Mësohet se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të Shqipërisë si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje.


Edhe Korça është mbuluar nga bora. Mëngjesin e sotëm e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është gdhirë nën reshjet e dëborës ku  intensiteti i tyre është mjaft i madh. Deri më tani nuk paraqiten probleme në lëvizje.


Gazeta Shqip