Draftin përfundimtar të reformës në drejtësi e mbajnë të hapur vetëm pikat që kërkojnë zgjidhje politike. Anëtari i Komisionit të Posaçëm, Ulsi Manja deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se pas një pune disa mujore finalizimi i reformës është vetëm çështje e vullnetit politik.


Manja: Pothuajse punë e Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe draftimi i draftit kushtetues i cili duhet të kalojë nen për nen në komisionin e reformës në drejtësi dhe pastaj ti kalojë seancës pelenare është drejt fundit dhe sigurisht finalizimi i kësaj reforme është çështje e vullnetit politik.


Mungesën e vullnetit, përfaqësuesi i shumicën e gjen në krahun e opozitës tek e cila sheh dhe një arsye të fshehur të bllokimit të reformës


Manja: Uroj që mos jetë ajo që mendoj unë që për hir të mos pasjes së një suksesi të kësaj mazhorance opozita e vendit tim të bëhet pengese e në reformë kaq thelbësore për shqiptare e cila do ti hapte rrugën hapjes së negociataver. Uroj që mos jetë kjo, por kam përshtypjen se janë të gjitha nga pak.


Për Manjën vendimi i grupit të Partisë Demokratike për të bojkotuar parlamentin pas përjashtimit të Sali Berishës, tregon se ish kryeministri mbetet kryetar i selisë Blu


Manja: Nuk ka asnjë alibi, kryetari i PD vazhdon të jetë Sali Berisha dhe deklarata e të enjtes së kaluar në Kuvend përfaqëson mendimin zyrtar të PD.


Si deputet i Dibrës, Manja kishte një përgjigje dhe për deklaratat e kolegut rebel Ben Blushi për rrugën e Arbrit.


Manja:  Gjithë politikanët që kanë marrë mandate nga populli i Dibrës kanë kusure dhe janë bashkëfajtorë për mos bërjen e asaj rruge. Qytetarët e Dibrës duhet të vazhdojnë të besojnë te premtimi i atij burri që bëri për rrugën e Arbrit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili shumë shpejt do të ketë një përgjigje për atë rrugë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter