mirandaNga Miranda Haxhia


 


Duke e njohur mire realitetin shqiptar, duke e kuptuar se si behen gjerat nen rrogoz, sot, UNE JAM SOKOL BALLA.


Sokol Balla eshte ‘armiku’, eshte ‘i paftyri’, eshte ‘i pandershmi’ – dhe e shkarkojne nga puna.


Sepse individi ka te drejte te jetoje si individ, jo si pjese e nje karrocerie te madhe.


Sepse moraliteti ka nje fytyre te dukshme dhe kjo ka humbur te pothuajsete gjitha mediat shqiptare. Te mbrosh Amoralitetin politik, social, produkte erotike- sheqerosje – lajkatosje televizive dhe te damkosesh nje individ per nje cope jete personale qe e jeton pertej gardhit mediatik, kjo ndodh vetem ne republiken tone te kandaharit.


Çfare paska bere Sokol Balla qe po e gozhdojne?


Asgje me teper nga sa bejne shume te tjere fshehurazi, ne kurriz te gruas, te femijeve, te shefit te madh, te shefit te vogel.


A nuk i njohin mire motelet dhe topmodelet politikanët? Perse nuk i pushojnenga puna keta soje sharlatanësh?


A nuk jane punesuar ne media soje te ndryshme bukuroshesh, sepse jane futur me “oferte” dhe kane bere karriere te “shkelqyer” fale xhepave te fshehte, ku futen mutandinat e tyre ne nje kellef me Visa Carta?


Mos e linçoni njeriun qe, sipas meje, ne publicistike ka bere emer, edhe pse nuk eshte paralel me bindjet e mia personale politike.


Respektoni privatesine e tjetrit qe te te respektojne.


Ku eshte Shoqata e Gazetarëve? Nuk mund te hidhet ne kosh njeriu per nje palo video, nga ato me te cilat te tjere, kane fituar zgjedhjet politike.


Po te isha pjese e sindikates se Top Medias, do kisha organizuar nje greve qe gazetari Sokol Balla te kthehej ne vendin e punes. Sepse une e di çdo te thote te te heqin nga puna amoralistët…e pamoralshem.


P.S. Dhe nuk kam konflikt interesi, se asnjehere nuk kam qene e ftuar ne studion e emisionit te Sokol Balles, por e mbroj si individ, si publicist, si njeri, te cilit duan t’i vjedhin te drejten e te qenit individ i lire.