Këngëtarja amerikane Katherine Jenkins ka mohuar thashethemet që qarkullojnë ditët e fundit, për një aferë të mundshme mes saj dhe futbollistit David Beckham. 32-vjeçarja ka thënë se kjo është e vërtetë, duke qenë se ajo e ka takuar Beckham vetëm dy herë gjatë jetës së vet. Jenkins u shpreh se është lënduar nga këto thashetheme të tmerrshme.
Përfaqësues të Beckham ndërkohë, kanë thënë se është humbje kohe që të merren me këto thashetheme, duke qenë se, sipas tyre, nuk ka ditë që mos të publikohet ndonjë gjë e pavërtetë rreth futbollistit.