Fitore të ngushtë por shumë të vlefshme ka shënuar edhe ekipi i Manchester United të cilët mposhtën spanjollët e Real Sociedad me rezultatin e përgjithshëm 1 me 0.

Golin e vetëm apo thënë më mirë autogolin në këtë takim e shënoi Martinez dhe atë që në min. e 2-të të takimit, gol që doli të ishte edhe i fitores. Më gola nuk pati as në pjesën e parë dhe as në të dytën dhe United merr tre pikët e radhës duke kryesuar tabelën e grupit A me 7 pikë nga tre ndeshje, i ndjekur nga Bayern Leverkusen me 6,


Çka vlen të theksohet nga ky takim është mosinkuadrimi i Adnan Januzaj edhe pse ishte grumbulluar me ekipin për këtë ndeshje./indeksonline/