Manchester United i jep një asist rivalëve ndërqytetas të City-t në garën për titullin kampion, duke barazuar 0-0 me Liverpoolin në Old Trafford. The Reds pas këtij barazimi në në një fushë shumë të vështirë mbeten në krye të Premier League-s me 66 pikë, por tashmë diferenca me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola është ngushtuar në vetëm një pikë.


Në Pallatin e Ëndrrave u zhvillua një duel shumë i luftuar, por rastet e pastra në portat respektive ishin me pikatore, pasi të dyja skuadrat ishin vendosur mirë në fushë për të mos pësuar gol.


Duhet theksuar se Solskjaer ka qenë  i detyruar të bëjë 3 ndërrime që në pjesën e parë, për shkak dëmtimesh, të cilat nuk e kanë lënë të shpalosë strategjinë e duhur.


Djajtë e Kuq më shkarkimin e Mourinhos dhe emërimin trajner të Ole Gunnar Solskjaer nuk dinë të humbin në Premier League. Barazimet e vetme janë ky i sotmi me Liverpoolin dhe ai me Burnley-n 2-0 po në Old Trafford.


Nga barazimi i United përfitoi Arsenali, që fitoi pastër (2-0) në Emirates ndaj Southampthonit me dy gola të shpejtë të Lacazette dhe Mkhitaryan. Topçinjtë u marrin vendin e katërt Djajve të Kuq, me një pikë më shumë (53/52).



Gazeta Shqip