Ndryshojnë procedurat e regjistrimit në shkollat e larta. Nga 3 faza nëpër të cilat kalonte ky proces vitin e kaluar, këtë vit do të kryhet në dy.
Ministria e Arsimit bën publike datat dhe procedurat që do të ndjekin fituesit. Në udhëzimin përkatës jepet edhe afati i fundit që Agjencia Kombëtare
e Provimeve ka për shpalljen e fituesve. Data 11 shtator është vendosur si afat, kur lista me renditjen sipas parimit të meritë- preferencës do të bëhet publike. “Regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit të pranuar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë do të zhvillohet në 2 faza:
Regjistrimi paraprak, regjistrimi përfundimtar”, thuhet në udhëzimin e MASH. Vitin e kaluar përcaktohej se procesi do të kalonte në 3 faza.
Nxënësit pas regjistrimit paraprak dhe rishpërndarjes së kuotave bënin regjistrimin e ndërmjetëm. Pas tij vinte regjistrimi përfundimtar.
“Kandidatët fitues bëjnë regjistrimin paraprak të tyre në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të
fakulteteve nga data 12 shtator 2011 deri në 18 shtator 2011 nga ora 08:00, deri në orën 18:00″, thuhet në udhëzim. Për regjistrimin paraprak, kandidati
duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale të përcaktuara në udhëzim. “Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdolloj arsye, humbasin të
drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidatë nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve”, përcakton udhëzimi.
Sipas tij, në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, AKP në datën 23 shtator 2011 shpallë listën e ndërmjetme në
webin e MASH. Sa i përket regjistrimit përfundimtar, kandidatët të cilët në listat përfundimtare janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit ndërmjetëm, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë. “Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 26-30 shtator 2011, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve të përcaktuar në pikën 17.1 dhe të regjistrojnë kandidatët
e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve të shpallura nga AKP dhe të dërguara nëpërmjet MASHit”, thuhet në udhëzim.
Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve
me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2011-2012. Pranimi i kandidatëve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në Institucionet publike të Arsimit të Lartë (IAL), në vitin akademik 2011- 2012, të bëhet sipas listave emërore të renditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).
KANDIDATËT FITUES TË PËRCAKTOHEN NGA AKP NË BAZË TË DY PARIMEVE:
a. Parimi i meritës: sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve
të shkollës së mesme, të provimeve të “Maturës shtetërore”,
të detyruara dhe me zgjedhje, dhe për disa programe studimi, edhe të
rezultateve të konkursit të zhvilluar në bazë të Udhëzimit nr.22, datë
6.07.2011, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për zhvillimin e
konkurseve të pranimit, tarifën e regjistrimit për konkurrim, në disa
programe studimi në ciklin e parë me kohë të plotë në Institucionet
publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2011-2012″.
b. Parimi i Prefefrencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i
shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë për programin e studimit të
përzgjedhur nga ata vetë në formularin A2.
Pas përfundimit të konkurseve në të gjitha Institucionet publike të
Arsimit të Lartë, rezultatet e tyre në format elektronik dhe hard copy të
dorëzohen nga këto të fundit në AKP brenda orës 14.00 të datës 5 shtator
2011. AKP brenda datës 11 shtator 2011, të dërgojë në Ministrinë e
Arsimit dhe të Shkencës, listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndarë
sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të
pikëve dhe të referencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A2,
në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara me Vendimin nr. 423,
datë 8. 06. 2011, të Këshillit të Ministrave
“Për kuotat e pranimit në Institucionet publike të Arsimimit të Lartë,
cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit, për
vitin akademik 2011-2012″.
Listat paraprake të kandidatëve fitues shpallen në faqen zyrtare
të MASH në datë 11 shtator 2011 dhe u dërgohen në formë të shkruar
dhe elektronike, Institucioneve publike të Arsimit të Lartë
nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në
MASH, të cilat duhet t’i afishojnë listat në vende të dukshme, në
mjediset e fakulteteve përkatëse.
Për organizimin dhe realizimin e procesit të pranimit dhe të
regjistrimit të kandidatëve në ciklin e parë të studimeve me kohë të
plotë të ngarkohen fakultetet e Institucioneve publike të Arsimit të
Lartë. Ky proces do të jetë nën monitorimin e Rektorateve dhe të
Ministrisë së Arsimit e të Shkencës.
REGJISTRIMI I KANDIDATËVE PËR TË FITUAR STATUSIN
E STUDENTIT TË PRANUAR NË INSTITUCIONET PUBLIKE
TË ARSIMIT TË LARTË TË ZHVILLOHET NË 2 FAZA:
regjistrimi paraprak dhe regjistrimi përfundimtar
7. Regjistrimi paraprak.
Kandidatët fitues bëjnë regjistrimin paraprak të tyre në programin
e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore
të Fakulteteve nga data 12 shtator 2011 deri në 18 shtator 2011
nga ora 08:00, deri në orën 18:00.
Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht
pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet
origjinale të mëposhtme:
a. Dëftesë pjekurie (në mungesë të origjinalit, vërtetim me listë notash
me fotografi ose dokument me fotografi, i lëshuar nga Arkivi i Shtetit
me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shkollës dhe nga
drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale/ Zyrës Arsimore);
b. Dokument identifikimi (letërnjoftim ID, pasaportë) dhe fotokopje
të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
c. 2 fotografi;
d. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.550 lekë, paguar
në një nga bankat e nivelit të dytë.
7.3 Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë
mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë, në të cilin kandidatët
fitues nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e
dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit.
7.4 Sekretaria mësimore pajis kandidatin që bën regjistrimin paraprak
me një fletë-regjistrimi paraprak, ku shënohet numri i
regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletëregjistrimi
paraprak duhet të jetë i nënshkruar nga dekani e kryesekretarja
mësimore e Fakultetit dhe i vulosur.
8. Institucionet publike të Arsimit të Lartë, deri në orën 14:00, të
datës 20 shtator 2011, të dorëzojnë në MASH dhe në AKP, listën origjinale
të përgatitur nga AKP, me regjistrimet paraprake të kryera, në
formë të shkruar dhe elektronike, në dy kopje, sipas udhëzimit të përgatitur
nga AKP.
9. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda
datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo lloj arsye, humbasin
të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidatë
nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve.
10. Në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve
të paplotësuara, AKP në datën 23 shtator 2011, të shpallë listën e
ndërmjetme në webin e MASH.
11. Listat e ndërmjetme të kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe
elektronike, t’u dorëzohen Institucioneve publike të Arsimit të Lartë, sipas
programeve përkatëse të studimit, në datën 24 shtator 2011 nga AKP,
nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në MASH.
Këto institucione t’i afishojnë listat brenda datës 25 shtator 2011.
REGJISTRIMI PËRFUNDIMTAR
Kandidatët, të cilët në listat përfundimtare janë shpallur fitues në
një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i
regjistrimit ndërmjetëm, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore
nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë,
tërheqin dosjen individuale me dokumentet e cilësuara në pikën
7. të këtij Udhëzimi, nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar
dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur
fitues me listat përfundimtare. Sekretaritë mësimore të Fakulteteve
në datat: 26-30 shtator , 2011 prej orës 08:00, deri në orën 18:00, të
kryejnë çregjistrimet e kandidatëve të përcaktuar në pikën 17.1 dhe të
regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të
fituesve të shpallura nga AKP dhe të dërguara nëpërmjet MASH-it.
Veprimet e çregjistrimit të ndërmjetëm dhe ato të regjistrimit përfundimtar
të kandidatëve të rinj, të dokumentohen në regjistër të veçantë.
17.4 Në kryerjen e procedurës së regjistrimit përfundimtar në
sekretaritë mësimore të fakulteteve, kandidatët fitues që janë ngjitur
në preferencë më të lartë kundrejt regjistrimit të ndërmjetëm,
nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve,
në regjistrin e veçantë, në përputhje me procedurën e përcaktuar
në pikën 7.3 të këtij Udhëzimi.
17.5 Sekretaria mësimore duhet ta pajisë kandidatin që bën
regjistrimin, sipas nenit 7.4, me fletë-regjistrimi, ku të shënohet numri
i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data e ora e regjistrimit. Fletëregjistrimi
duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe nga kryesekretarja
mësimore e fakultetit dhe të jetë i vulosur.
17.6 Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues
në të njëjtin program studimi, nuk është e nevojshme të regjistrohen.
18 Në përfundim të procesit të regjistrimit, studentët e regjistruar
në regjistrin e veçantë të regjistrohen në regjistrin bazë të studentëve
në vijim të Udhëzimit nr. 19, datë 18.07.2007 të Ministrit të Arsimit
dhe Shkencës “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikulimit”
dhe të urdhrit nr. 150, datë 07.04.2008 të Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës “Për përcaktimin e kodit të regjistrave të studentëve në IAL”.
Rektoratet dhe dekanatet, në datën 10 shtator 2011, të shpallin në
mënyrë të qartë dhe në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve
përkatëse: datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit dhe të
çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme
për regjistrim, si dhe njoftime që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin
e një ecurie normale të procesit të pranimeve të ciklit te parë të
studimeve me kohë të plotë në Institucionet publike të Arsimit të Lartë.
Zirina Llambro