Ne qershor pritet te perfundoje procesi i renditjes se universiteteve ne baze te programeve qe ata ofrojne. Nga sa  bejne me dije perfaqesuesit e MASH ky proces nuk eshte mirepritur nga te gjitha universitetet publike dhe private nje nder te cilet eshte Universiteti i Tiranes. Ata sqarojne se nga pikepamja ligjore nese keto universitete nuk do te marrin pjese ne kete proces nuk penalizohen por ato pritet te humbasin besueshmerine tek studentet per programet qe ofrojne. Pritet qe kjo renditje te



beje seleksionimin sidomos per universitet private pasi jo te gjitha e permbushin kushtin qe eshte vendosur nga ministria ne bashkepunim me kompanine e cila duhet te jete minimalisht 3 vjet ne treg. Sa i perket mospranimit per te qene pjese e ketij procesi specialistet e MASH argumentojne se nese nje universitet tregon rezerva ndaj renditjes pa i argumentuar ato do te thote qe ky universitet jep nje shkas per te ulur besueshmerine mbi programet qe ofrohen. Nderkaq mospjesemarrjen ne procesin e renditjes Universiteti i Tiranes e ka bere publik qe me pare me nje vendim senati. Kreret e ketij universiteti kerkojne fillimisht akreditimin dhe me pas renditjen procese keto qe sipas MASH nuk kane lidhje me njera- tjetren dhe qe po keqkuptohen stafet pedagogjike te universiteteve.