berisha 2

Ish-kryeministri: "Edi Eama, Al kapone i Shqipërisë. Janë prerë plantacione me arra për të mbjellë kanabis. Rama, Tahiri dhe Peleshi, tre emrat që dalin në të gjitha përgjimet e agjencive të huaja për kanabisin"

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Lindita Nikollës, ndërsa e cilësoi një akt të paimagjinueshëm tmerrin që po përjetojnë sot mijëra maturantë shqiptarë. Nga foltorja e kuvendit, ish kryeministri e cilësoi legjitime protestën e maturantëve, teksa kërkoi krijimin e komisionit dhe anulimit me urgjencë të shpërndarjes së bërë dhe dërgimin e maturantëve në degën që meritojnë. Ish kryeministri Berisha akuzoi Edi Ramën, i cili pasi erdhi në krye të qeverisë, sulmonte universitete private, ndërsa tashmë nuk i përmend më ata. Si një nga promovuesit dhe mbështetësit e arsimit privat, ish-kryeministri Berisha akuzoi Ramën se hoqi "moratoriumin" që ishte vënë gjatë qeverisjes së djathtë. Duke iu referuar eksperiencës së tij personale, Berisha tha se edhe në diktaturë mori të drejtën e studimit, ajo çfarë sot po u mohohet maturantëve. "Për herë të parë sot, që nga viti 90, gjimnazistë, maturantë e studentë rrethojnë institucionet shtetërore për shkak të qëndrimit të hapur armiqësor, që këto institucione kanë zbatuar dhe zbatojnë ndaj të rinjve shqiptarë, ëndrrës së tyre për t'u bërë intelektualë të këtij kombi, ëndrrës së tyre universitare, të drejtës së tyre për të pasur shanse të barabarta, të cilën parafolësi e shndërroi në lajtmotivin e fjalës së tij sipas motos "lavdi Zotit që kemi gjuhën për të fshehur të vërtetën"! Pra, sot rrethohet parlamenti. Pse rrethohet? Si njeriu që ka kundërshtuar më shumë se kushdo tjetër pseudoreformën tuaj arsimore, sot do t'u them shqiptarëve të vërtetën. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshi edhe atë që u shpall e dyta më mirë në maturat e Shqipërisë, kanë mbetur nga satrat e xhelatëve të arsimit, jashtë universiteteve. Ju kujtohet se si Edi Rama, nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do t' a mbyll e do t' a kyç, do t'i bëj këto e ato, ndërsa sot po i çon nxënësit me nota 10-të tek privati. Unë isha nxitës i arsimit privat, pa diskutim, dhe prapë i qëndroj, por i cilit arsim? Atij arsimi që do të merrte vetëm ata që nuk plotësonin asnjë kriter për të hyrë në shkollat publike. Sepse ata që plotësonin kriteret që një shtet shpall, që nga vitet 80, qoftë në demokraci e qoftë në demokratë, për të mos thënë edhe në diktaturë, i kanë dyert e hapura në universitete. Fillimi viteve 80, përveçse për elif matrakët, shënoi kthesën botërore ndaj arsimit të lartë, dhe kjo kthesë ishte hapja e dyerve të universiteteve dhe ata që kanë mundësi të lexojnë, do të gjejnë se, nga ajo kohë, u trefishua numri i studentëve. Dhe jo vetëm për shkak të demokracisë. Do të gjejnë se nga ajo kohë u hapën me dhjetëra shkolla private, të cilat janë pikërisht për ata që nuk hyjnë dot në shkollat publike. Do të gjejnë edhe se studimet kanë faktuar në mënyrën më të padiskutueshme se, më mirë ajo shkollë se sa hiç shkollë. Cfarë ndodhi këtë vit? Ku ishte kundërshtia e institucioneve private me Sali Berishën? Kërkonin me çdo kusht që unë të rrisja pragun e pranimeve në universitet, gjë të cilën unë s'e pranoja kurrë. Ata me mua ishin në harmoni të plotë por kërkonin që të vija satrën jo tek 6-ta por tek 8-ta apo 9-ta. Po këtë unë s'mund t' a bëja, kurrën e kurrës. Unë vet, Sali Berisha, mbarova klasën e shtatë dhe më doli bursa për në Bashkimin Sovjektik, Rusi! Dhe ma morën! U gëzova, u ç'gëzova dhe ma morën! Diktaturë ishte, por të drejtën time mbi bazën e notave e nxora. Diktaturë ishte por përsëri erdha në Tiranë dhe përsëri nxora të drejtën time. Kurse ata vijnë në Tiranë dhe nuk nxjerrin dot asgjë. Është tmerr kjo. Diktaturë ishte, pra, ma morën bursën jashtë shteti, por ama këtu zgjodha, dhe mora atë që më takonte. Kurse sot zgjedh vetëm ai që është i FRESSH-it e istër FRESSH-it, me 10 preferenca. Po nëse njëri i zgjedh të 10 preferencat? Te Juridiku janë përjashtuar ata që janë me 9.7 e me 9.8 dhe janë pranuar ata që janë me 7.5. Edi Rama realizoi atë që unë nuk e pranova kurrë. I thotë privatit "merrni ata me 9 dhe 10 se unë i fus edhe me 7". Në vitin më kulmor, ka pasur gjithsej 5.600 të regjistruar në të gjitha shkollat private të Shqipërisë. 9.200 janë hapur vende tani. Ky që do i mbyllte?! Ky që përmendte djalin e Bossit. Po tani djemtë e Bossit kanë mbirë në çdo zyrë, në çdo ministri, në çdo drejtori. Ju jeni administrata e diplomave falco sa kurrë në historinë e vendit", tha Berisha.

Nevojë urgjente anulimi i formulës së pranimit në universitete/ Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi urgjente nevojën për krijimin e komisionit dhe anulimin me urgjencë të shpërndarjes së bërë, vendosjes së preferencës në vendin që meriton. "Si mund t'u zësh pritë të rinjve dhe të vrasësh ëndrrën e tyre. Këta zotërinj, për të realizuar këtë hoqën kompjuterin dhe e kaluan në metodë manuale klasifikimin. Por me metodë manuale ke krijuar në çdo qelizë korrupsionin më të tmerrshëm. Mirë se vitin e kaluar të mbrojti Sorosi që korruptoi Transparency International, edhe këtë vit mund të mbrojë se prapë e korrupton ai, por korrupsioni në pranimet arsimore është forma më virulente, më e egër, më çnjerëzore e korrupsionit dhe shumë shpejt do t' ja dëgjoni gjëmën që po bëni. Ndaj le të krijojmë një komision, të bëjmë të paqenë aktin madhor korruptiv. Maturantë, ju jeni njerëz të tradhtuar, edhe nga ata që organizonin protesta nën flamurin e marksizëm - leninizmit, edhe nga ndonjë pedagog që i ngrohën xhepin apo i dhanë tendera, ju duhet të luftoni sepse nuk luftoni vetëm për vete por luftoni për të gjithë brezat e këtij vendi, luftoni për të ardhmen e këtij vendi. Dhe ne do ju mbështesim fuqimisht! Sepse kjo që kanë bërë, është një akt madhor shkatërrimi i arsimit universitar", tha Berisha.

Në Shqipëri Al Kapone është kryeministër/ Duke sjellë një shembull nga Fieri, Berisha tregoi se "një studente shqiptare e ekselencës në Greqi, nuk fiton të drejtë studimi në Shqipëri". "Ku janë deputetët e Fierit? Vetëm 2% e maturantëve të Fierit kanë fituar dhe flisni pastaj për shanse të barabarta, utopistë. Ja këto janë shanset e barabarta që ja u ofroni shqiptarëve, vetëm 2% e maturantëve të Fierit sipas statistikave kanë fituar. Pse nuk dilni të flisni këtu? Unë mora shembull Fierin... Mos u mashtroni. Janë gjithsej dhe 300 vende për t'u hapur. Këta gënjejnë dhe vetëm gënjejnë. Duan të mbulojnë krimin që kryen ndaj jush. Dje ambasadori amerikan foli për Al Kaponen dhe Amerikën e viteve 20. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Dua t'u them shqiptarëve. Pse? Presidenti i viteve 20 nuk kishte asnjë lidhje me Al Kaponen. Është e vërtetë që ai ishte bërë i fuqishëm, por Presidenti qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve. Kurse këtu Al Kapone është ushtar i super Al Kapones, i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Kapone është kryeministër, përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar dhe pushtetëruar krimin. A jeni ju të gjithë këtu që bërtisnit në korr Po kur Rama thoshte se do mbyllte universitetet private? Ku i keni universitetet private? 2.2 herë studentë më shumë se sa ç'ishin më parë. Ku i keni doktoratat? S'ka më doktorata as juridiku, as ekonomiku, as shkencat shoqërore. Doktoratat e ka privati sepse ai që shkon për t'u doktoruar paguan 8 mijë euro, ku 4 mijë i merr ndrikulla dhe kumbarën. Kjo është situata. I bëj thirrje parlamentit që me urgjencë të ngremë komisionin, të anulojmë praktikën ultra korruptive të ndjekur nga Edi Rama në pranimet universitare. I bëj thirrje sektorit privat, se nëse doni të keni të ardhme largoni tentakulat mafioze nga kjo qeveri, se përndryshe në mënyrë absolute për çdo akt të sotëm do bëheni përgjegjës. Se ju qëndroni mbrapa kësaj. Sigurisht që ju keni gjetur një të korruptuar si Edi Rama dhe një si kjo ndrikulla këtu por ky është një dëm i madh që i bëni një shoqërie", tha Berisha.

Edi Rama urrejtje patologjike ndaj Veriut/ Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi Edi Rama se i ka bërë një ndëshkim shembullor veriut. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha foli dhe për përhapjen e kanabisit. "Sukses i Ramës është ndëshkimi i mëtejshëm shembullor i Veriut. Urrejtja patologjike e bën Edi Ramën, pas Zoografit, kryeministër i Enver Hoxhës, kryeministrin më anti-shqiptar të të gjitha kohërave. E shprehur në mënyrën më eksplicite në Shkodër duke i thënë kryebashkiakes Ademi se nuk i jep asnjë kokërr leku, sikur i kishte të Spiro Kolekës dhe jo të taksapaguesve shqiptar. Dhe e vërteta është që i ka dhënë Shkodrës më pak se Roskovecit. E vërteta është se katër prefekturat e Veriut kanë marrë më pak se katër qendra të PS të dorës së tretë. Cfarë i kishte ngelur për ti dhënë goditjen e fundit Veriut? I kishin ngelur disa rrugë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që ishin kontraktuar dhe prokuruar nga ne, kishin filluar nga ne dhe duhet të përfundim. Ishin rrugë të gjata, rrugë të vështira, njëra prej tyre e një rëndësie të padiskutueshme kombëtarë siç është rruga e Vermoshit. Të tjerat janë rrugë lokale. Tani edhe këtyre ja u gjeti anën. Cfarë ka bërë? FSHZH-së i ulet buxheti me 21 milionë dollarë. FSHZH nuk është vetëm në Veri por është kudo. Por dy objekte ka më kryesoret; rrugën e Tamarës dhe rrugën e Iballës që shkon në Pukë. Rama, shkoi dje në Opera dhe paraqiti një skicë për meremetimin e një salle dhe përcaktoi se për këtë nevojiten 8.8 milionë euro. Si t'a maskojë këtë që të mos thonë njerëzit se si ka mundësi që të investohen 8.8 mln euro për një sallë dhe tha se "po investojmë në kulturë më shumë se sa 20 vite të marra së bashku", paçka se vetëm në Gjirokastër, gjatë qeverisjes së mëparshme janë investuar në sokaqe, hane dhe ndërtesa 11.2 mln euro, të gjitha të çertifikuara nga UNESKO. Tani edhe në Pukë, thoni se keni investuar në rrugën e Qelzës më shumë se 20 vite së bashku. Ky beson se pukianët nuk e di që janë nga shqiptarët më të mençur dhe dinë ku i japin ujë Ramës më mirë se kushdo tjetër. Pra, çfarë është ky? Ky është buxheti i ndëshkimit të Veriut. Vazhdon urrejtja dhe diskriminimi total i Veriut në fonde. Pse? Sepse për Ramën Veriu është Mark Frroku, Arben Frroku, Ymer Lala, Armand Prenga, këta janë kapitenët e Veriut, një zonë e përbërë nga kriminelë dhe që mund të qeveriset vetëm nga kriminelë", tha Berisha.

Shqipëria një kanabistan/ Ish kryeministri Berisha foli për situatën e drogës në vend, ndërsa deklaroi se janë prerë plantacione me arrë, vetëm e vetëm që të mbillen drogë. "Ju s'keni sy të shihni kanabisin se jua ka zënë kanabisi sytë, i keni parcelat tuaja ato ndaj bërtisni. Kam parë shumë herë përpjekje qesharake për t' a mbuluar diellin me shoshë por të gjitha kanë dështuar. Edhe tani përpiqeni ta mbuloni por nga ajri është filmuar çdo gjë. Vetëm Kurveleshi ka 3. 2 milionë rrënjë. Ajo që patë në Pocem, ku vetëm sipas të dhënave tuaja aty ishin 45 mijë. Poçemi pëllëmbë për pëllëmbë është mbushur. Hajdeni shkojmë në Nivicë, në Kuc. në Selari, kudo. Ju garantoj se po kaq ka në zonën e Beratit e të Skraparit e në zona të tjera. Ju e keni mbyt Shqipërinë me kanabis. Atyre qytetarëve që thonë se ç të keqe ka, unë u them se s'ka gjëmë më të madhe për vendin se sa kjo. Sepse kjo është velloja e krimit që po mbulon Shqipërinë, kjo është velloja më e zezë, kjo është e diktaturës së krimit, pasojat e të cilës do jenë katastrofave, do jetë penalizmi i Shqipërisë, narkotizimi i të rinjve shqiptarë, do jetë përdorimi masiv i saj. Sivjet janë prerë plantacione arrash për të mbjellë kanabis, vitet e tjera do priten plantacione të tëra drurësh frutorë për të mbjellë kanabis. Shkoni në Dukagjin, shkoni në Alpe, atje ku s' ja u pret mëndja, Stan i poshtëm apo Pribujan ku absolutisht pa helikopter nuk shkon dot, çka do të thotë se i keni çuar me helikopter. Vazhdoni qeshni se ju jeni të gjithë brenda, keni parcelat tuaja", tha Berisha.

Rama, Tahiri dhe Peleshi, tre emrat që dalin në të gjitha përgjimet e agjencive të huaja për kanabisin/ Më tej ish kryeministri Berisha replikoi me Niko Peleshin, ndërsa theksoi se tre janë emrat që dalin në të gjitha listat e përgjimeve të huaja për kanabisin. Rama, Tahiri dhe Peleshi."Tre janë emrat që dalin në të gjitha përgjimet e agjencive të huaja për kanabisin: Rama, Tahiri dhe Peleshi. Qeshni, qeshni, unë fare mirë mund të them del kushërira, por nuk del. Fare mirë mund të them që del ky tjetri, por nuk del. Qenka Korça pa kanabis? Nuk dini ç'thonë ata të Qatomit, që na kanë marrë ujin e pijshëm për të vaditur kanabisin e s'na lënë për të pirë ujë. Pse të ma thonë mua, le të ta thonë ty. Ua keni marrë ujin për kanabis. Tre emra që kanë dalë në të gjitha përgjimet e agjencive të huaja. (Ulsi Manja flet nga vendi) Edhe ti Ulsi, i more leje Ymerit që erdhe këtu. Absolutisht mandatin tënd do ta marrë Ymer Lala. Ty të kanë përzënë nga fushata se s'të do ai ty. Shko dil në televizor me të, pse nuk del dot? Se Ymeri i ka thënë atij kandidatit: "dëgjo këtu ti çuni i Qemalit, po e pashë më këtu atë deputetin të sikterisa". Pra tre janë emrat që rezultojnë në të gjitha telefonatat, Rama, Tahiri dhe Peleshi, ky ka ndërtuar në Korçë kullën falike, kullën e turpit", u shpreh ish kryeministri Berisha.