Keshilli i Ministrave vendosi dje, hapjen e programit te studimit "Master i Nivelit te Pare" ne universitetin "Fan S. Noli", ne Korce, ne Fakultetin e Bujqesise. Ky master hapet ne fushen e zhvillimit te integruar rural, ne perfundim te se cilit leshohet diplome "Master i Nivelit te Pare" (MNP), ne profilin "Zhvillim i integruar rural". Programi i ketij studimi realizohet me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij, eshte nje vit. Po sipas vendimit, kuota e pranimeve ne programet e studimit "Master i Nivelit te Pare", ne zhvillimin e integruar rural, me kohe te plote, ne universitetin "Fan S. Noli" ne Korce, do te jete 40. Universiteti "Fan S. Noli", Korce, duhet t'i shperndaje kuotat e vena ne dispozicion te tij, ne masen jo me pak se 30 per qind, per studentet qe kane perfunduar, te pakten ciklin e pare te studimeve ne institucionet e tjera te arsimit te larte, dhe jo me shume se 70%, per ata qe i kane perfunduar keto studime prane tij. Ne rastet kur nuk ka kandidate nga institucionet e tjera te arsimit te larte, qe plotesojne kriteret, atehere universiteti "Fan S. Noli" Korce, ka te drejte ta plotesoje kuoten e vene ne dispozicion, me studentet qe jane diplomuar ne te. Nderkaq, mesohet se tarifa vjetore e shkollimit per studentet, qe do te regjistrohen me kohe te plote, ne vitin akademik 2008-2009, ne programin e studimit "Master i Nivelit te Pare", ne zhvillimin e integruar rural, do te jete 60 mije leke.





Lehtesimet


Kandidatet, qe u perkasin shtresave sociale, si: te verber, te shurdher, invalide paraplegjike dhe tetraplegjike, studente me aftesi te kufizuar, femije rome apo femije te policeve te rene ose te plagosur per shkak te detyres, etj, do te paguajne 50 per qind te tarifes se shkollimit.