Nga Nju Jorku, Beqir SINA

Më 21 maj 1883, nën tingujt e bandave muzikore dhe fishekzjarreve u përurua Ura e Bruklinit në qytetin e Nju Jorkut. Vepër e arkitektit gjerman John Augustus Roebling, Ura është e 283 metra e gjatë. Dhe e vendosur në dy këmbë mbi lumin East, lidh Mahnatanin dhe Bruklinin. Në atë kohë ishte ura e varur më të gjatë në botë. Ura në Brooklyn që ka një gjatësi prej 1.825 metrash dhe lidh dy qytet-lagjet më të mëdha njujorkeze Manhattan e Brooklyn, nëpërmjet East River, më 21 maj mbushi 125 vjet. Kjo ngjarje po festohet në të dy anët e urës dhe zemërn e qytetit të Manhattanit, “Big Apple”, me koncerte dhe fishekzjarrë të shumtë. Festa e madhe e cila po shoqërohet me një spektakël natyror të mrekullueshem zgjati pesë ditë, dhe ka tërhequr miliona kurreshtarë nga të pesta lagjet e qytetit të 12 milionë banorëve.

Punimet për ndërtimin e "Urës së Brooklynit", zgjatën 13 vjet dhe kushtuan në atë kohë 15 milionë dollarë, ç’ka, po t'i konvertosh me vlerën e sotme të dollarit, do të kushtonte rreth 15 miliardë të tillë. Në fillim, shumë njerëz i shmangeshin përdorimit të saj nga frika se mund të shëmbej. Për të krijuar besimin te njerëzit, drejtuesit e bashkisë i kërkuan pronarit të një cirku, që të marshonte bashkë me 21 elefantë nëpër urën e Bruklinit. Kjo edhe i dha fund shqetësimeve të qytetarëve se ura mund të shëmbej. Ura e Bruklinit, frymëzoi edhe gjigantin e letrave Majakovski, i cili ka shkruar një poemë që ia shton edhe më shumë madhështinë kësaj ure. Kur është hapur për herë të parë, në vitin 1883, kjo urë ka qenë gjashtë herë më e madhe se çdo urë tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ura e Bruklinit mori pjesë edhe në ekspozitën e madhe me fotografi të titulluar “Gjurmët e Nju Jorkut”. Ekspozita me 81 fotografi të Nju Jorkut që kishte për qëllim shënimin e 40-vjetorit të Aktit për Mbrojtjen e Monumenteve të Nju Jorkut, ishte e sponsorizuar nga Zyra për Arsim dhe Kulturë, pranë Departamentit të Shtetit Amerikan. Ekspozita që ështe prezentuar në më shumë se 50 vende të botës, paraqet gjallërinë, diversitetin dhe historinë e Nju Jorkut.

Fotografitë e Nju Jorkut, e shfaqin diversitetin e tyre me ndërtesat civile, fabrika, zyra, universitete, muzeume, parqe, objekte fetare e shumë të tjera. Duke shfaqur strukturat e njohura siç janë Statuja e Lirisë dhe Ura e Bruklinit, si dhe më pak të njohurat si Little Red Lighthouse në Menheten, ekspozita iu mundëson shikuesve historinë e Nju Jorkut, aspiratat dhe vlerat e popullit amerikan që nga 1640, e deri më sot. Qyteti ishull (Manhattan) lidhet me shtetin e Nju Xhersit me një urë "G.W.Bridge" dhe me dy tunele; "Lincoln Tunnel" dhe "Holand Tunnel". Dy ura të tjera e lidhin po ashtu me Bronx-in "Triborough Bridge", që shkon edhe në Queens dhe "Harlem Bridge". Me Queens-in e lidhin tri ura "Tr.Bridge", "Queensboro Bridge" dhe “Williamsburg Bridge" dhe tuneli "Midtown Tunnel". Me Brooklyn e lidhin dy urat e famshme; "Brooklyn Bridge" e "Manhattan Bridge" si dhe tri tunele; "Battery Tunnel", "Brooklyn Tunnel" e "Manhattan Tunel". (Tunelet kalojnë të gjithë nën lumë.) Duhet përmendur këtu fakti se Ura e Bruklin-it, është quajtur një nga 7 mrekullitë e Botës Moderne.





7 MREKULLITE E BOTES MODERNE



* Ura e Bruklinit - USA

* Empire State Building - USA

* Statuja e Lirise - USA

* Kulla Ejfel - France

* Muzeu Luver - France

* Taxh Mahall - Indi

* Tuneli La Mash - France-Angli





26 Maj 2008