Nje prej urave me te rendesishme ne Burrel, e njohur si Ura e Matit, gjendet ne rrezik shembjeje. Alarmin e kane dhene te paret efektivet e Policise Rrugore ne komisariatin e Matit dhe me pas prefektura e Dibres, te cilat i kane derguar letra Drejtorise se Pergjithshme te Rugeve. Zeqo Kolgjini, me detyre shefi i sektorit te policise rrugore ne komisariatin e Matit, thote i alarmuar se ura eshte ne rrezik dhe frenimi i mjeteve eshte dicka e veshtire. "Megjithe perpjekjet e vazhdueshme te policise se qarkullimit rrugor, ne kete ure levizin mjete me mineral kromi, inerte e materiale te tjera ndertimi per Rrugen e Arberit dhe nuk mund t'i ndalojme, kurse pesha eshte e madhe dhe po rrenon objektin", thote Kolgjini per gazeten. Ura eshte ndertuar rreth 80 vjet me pare nga specialistet italiane, me kapacitet 24 ton dhe mundeson lidhjen ne aksin Tirane-Burrel-Peshkopi-Bllate.