Dorëheqja e kreut të OST-së, Klodian Gradeci dhe shkarkimi i drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me skandalin e tenderave për kompaninë fiktive DH Albania, duket se nuk do të jenë të fundit largime në kuadër të operacionit Fshesa që ka nisur ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku.


Ditën e sotme, ministrja që po zhbën punët dhe veprat kryesore me të cila mburrej paraardhësi i saj Damian Gjiknuri, ka vendosur të shkarkojë nga detyra edhe drejtorin e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Agron Hetoja.


Në vend të tij është emëruar Benet Beci, i cili prej shumë vitesh ka drejtuar Fondin Kombëtar të Zhvillimit.