Washington, 2 shtator – Kanë filluar evakuimet në zonat e bregdetit të SHBA-së, të cilat priten të goditen nga uragani Earl. Uragani është forcuar përsëri në kategorinë 4, duke gjeneruar erëra të fuqishme që arrijnë në 215 km/h, raporton BBC. Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se zyrtarët duhet të jenë gati për “skenarin më të keq”. Zyrtarët amerikanë kanë urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të mijëra vizitorëve dhe banorëve në ishullin Ocracoke dhe Hatteras. Guvernatori i Karolinës Veriore, Beth Perdue, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme.