Uragani Michael, i cili zbarkoi në Florida të Shteteve të Bashkuara është një stuhi e kategorisë së katërt. Sipas mediave të huaja ai është uragani më i keq që ka prekur vendin në 100 vitet e fundit.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia preku tokën pranë Plazhit Meksiko. Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur.
Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet.
Deri më tani një person ka humbur jetën në Florida si pasojë e rrëzimit të një peme. Stuhia pritet të lëvizë shpejt drejt Bregut Lindor të SHBA-së, duke shkaktuar shira në rajone që tashmë janë goditur rëndë nga uragani Florence, muajin e kaluar.
11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)