Komunikimi i duhur me pacientin eshte nje nder pjeset e rendesishme te kujdesit infermieror te cilit i duhet kushtuar nje rendesi e madhe prej profesionisteve te tij. Dhe jo vetem ai verbal por komunikimi si i tille ne gjithe aspektet. Infermieret gjithmone duhet te dine te gjejne fjalet e duhura kundrejt pacienteve te tyre. Nje fakt i tille ishte tema kryesore e Konferences se Infermieristikes qe u zhvillua ne spitalin rajonal te Korces ku merrnin pjese infermiere mami fizioterapiste si edhe profesioniste te tjere te institucioneve shendetesore ne rajonin juglindor te vendit. Zv. ministri i Shendetesise Albert Gajo theksoi rendesine per rritjen e cilesise se ketyre kujdeseve permes edukimit profesional ne vazhdim e cila sipas tij eshte nje detyre e rendesishme si pjese e reformes ne shendetesi. Nderkaq punimet e kesaj konference jane pershendetur edhe nga drejtori i ketij spitali rajonal Riza Hashimi i cili vleresoi punen e mire te infermiereve te tij. Nga ana e tij presidenti i Urdhrit te Infermierit Sabri Skenderi ne fjalen e tij nje rendesi te vecante i dha permiresimit te sjelljeve etiko-profesionale nga te gjithe profesionistet e kujdesit shendetesor. Por ai vleresoi edhe temen e rendesishme qe ishte zgjedhur per kete takim e cila kishte te bente me komunikimin ne procesin e infermieristikes. Duke theksuar se komunikimi eshte mjaft i rendesishem. Dhe jo vetem ai i folur por me i rendesishem eshte ai me veprime nga profesionistet e kujdesit infemieror. Ndersa kryeinfermieri i pergjithshem i spitalit rajonal te Korces Mihallaq Kondi permendi arritjet ne kujdeset infermierore te ketij spitali dhe vleresoi sfidat ne reformimin e metejshem te tyre.