Dy ditë pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zbarkuar në aeroport për të shpjeguar arsyet e vendosjes së ushtrisë.


Ministrja theksoi se ushtria do të mbrojë perimetrin e sigurisë së aeroportit, duke shtuar se nuk ka të bëjë aspak me cenimin e sigurisë kombëtare.


“Nuk ka dislokim trupash ushtarake. Nuk kemi situatë të cenimit të sigurisë kombëtare ku do duhej të kishim marrë miratim të parlamentit (jo të presidentit), kemi vetëm cenim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së parë, nuk kemi cenim të kushtetutës.


Lulzim Bashës nuk i mësojnë dot si të lexojë Kushtetutën. Ka një ligj që na detyron ta zbatojmë, ka edhe një marrëveshje me aeroportin e Rinasit për marrjen e masave për siguri të përbashkët. Nuk po bëjmë asgjë më tepër.


Ky vendim duhet të përshëndetej, sepse ofron siguri. Kjo është porta hyrëse dhe duhet ofruar siguri. Këtë siguri për perimetrin e aeroportin do ta bëjë policia jonë ushtarake. Është ndjekur edhe në shtete të tjera, deklaroi ministrja.